-
Rënia e euros po ndryshon sjelljen e shqiptarëve, Vakaj: Shitjet e pronave dhe kursimet po zhvendosen drejt lekut
Rënia e euros nuk po ndikon vetëm në kursin e këmbimit, por edhe në mënyrën se si qytetarët dhe bizneset po e perceptojnë monedhën evropiane. Sipas Dritan Vakajt, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Agjencive të K&eu
11 Shtator, 20:49 -
Manifaktura në krizë prej dobësimit të euros, kreu i Proeksport: Kemi mbyllur 20 mijë vende pune
Një nga sektorët më të goditur nga rënia e monedhës evropiane është ai i manifakturës. Industria prodhuese e tekstileve, nuk është në ditët e saj më të mira, pasi vijon të goditet nga zhvlerësimi i valutave që ua ka ulur fitimet. Në 7 muajt e këtij vitit ky sektor sipas INSTAT ka e
11 Shtator, 20:27 -
Euro në rënie të lirë, kush humbet apo fiton? Ekspertët: Në treg ka më shumë valutë se lekë, monedha evropiane rrezikon të zbresë nën 90 lekë
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli e lidh forcimin e lekut me rritjen e prurjeve valutore në ekonomi. Dritan Vakaj e shpjegon me sasinë e lartë të valutës që qarkullon në ekonomi e ndikuar sipas tij edhe nga investimet në pasuri të paluajtshme, kurse Edvin Prençe me efektin e turizmit.
11 Shtator, 20:12 -
Manifaktura kërkon ndihmë nga qeveria të frenohet rënia e euros: Kursi i këmbimit po na falimenton, në 2025-ën humbën vendin e punës rreth 12 mijë punonjës
Sektori i Manifakturës kërkon ndihmë nga qeveria për të përballuar humbjet që po u shkakton kursi i këmbimit. Në Komisionin e Ekonomisë ata kërkuan fiksim të këmbimit euro-lekë vetëm për këtë sektor, zerim të tatimeve për lëndët e para dhe rishikimit të tatimit mbi pagat.
4 Mars, 17:05 -
Rama prezantoi platformën Export On 2026, Prençe: Si ju vjen në ndihmë bizneseve! Pse për sektorin fason duhet status special
Edvin Prençe, kreu i Shoqatës Pro Export Albania, ka treguar se platforma 'Export On' që prezantoi kryeministri Rama ditën e djeshme, u vjen në ndihmë bizneseve eksportues përmes informacionit të mbledhur nga sektorë të ndryshëm dhe të shpërndarë në ministritë përkatëse.
29 Janar, 14:23 -
Frenon goditjen nga zhvlerësimi i monedhave të huaja! Qeveria ‘kurs industrial’, fiksim lek-valutë për eksportuesit
100 sipërmarrje në fushën e fasonerisë janë mbyllur brenda këtyre 5 viteve, fillimisht prej krizës së shkaktuar nga pandemia dhe më pas prej zhvlerësimit të valutave. Bizneset e këtij sektori pohojnë se kanë nisur diskutimet për të hartuar programin për ‘kursin industrial’ që mbron kontratat e tyre nga rënia e monedhave të huaja.
29 Maj 2025, 14:57 -
Menaxhimi i integruar, bizneset kërkojnë riciklim të mbetjeve jo direkt asgjësim! Vendi riciklon vetëm 18% të totalit të mbetjeve urbane
Bizneset prodhuese kërkojnë që mbetjet e tyre të mos i dërgojnë direkt në landfill, por fillimisht ato të riciklohen. Manifaktura thotë se procesi i riciklimit ju jep mundësi atyre që nga mbetjet të përfitojnë edhe produkte të reja. Për këtë drejtim të ri, për të kaluar nga incenerimi tek riciklimi po punon edhe vetë qeveria, si një metodë për të nxitur ekonominë qarkulluese.
22 Maj 2024, 16:21 -
Fasoneritë do kthehen në ‘shtëpi mode’: Përshtatemi me tregun, jo vetëm prodhim, por cikël të plotë nga modelimi deri te shitja
Biznesi Fason nuk do të varet më vetëm nga kontratat e huaja, pasi planifikon të kalojë në një industri të plotë mode, duke e bërë vetë të gjithë procesin nga modeli e deri tek produkti final. Ky është objektivi i këtij sektori, por problem është fuqia punëtore e kualifikuar.
8 Maj 2024, 17:44 -
Fasonët humbje 110 mln euro, Prençe: Garancia sovrane do na ndihmojë! Kërkojmë që interesi i kredisë të jetë 0% deri 1.5%
Pasi qeveria miratoi fondin prej 4 miliardë lekësh si garanci sovrane për bizneset fason për të dalë nga kriza, ky sektor ka kërkuar që norma e interesit të jetë nga 0 deri në 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë si dhe bankat të mos kenë kërkesa mbi situatën e tyre financiare. Edvin Prençe tha për Report TV se sektori aktualisht është në vështirësi dhe se ka hequr 4500 punonjës nga puna
22 Shkurt 2024, 15:38 -
Kriza e fasonerive, ish-ministri Malaj: Duhet paketë e plotë nga qeveria! Ja skema sesi mund të ndihmojë pa deformuar tregun
Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj pasi tha se duhej që ristrukturimi i biznesit fason të ndodhte komfort tregut dhe jo me urdhër, foli gjithashtu edhe për një skemë të mundshme që qeveria mund të përdorë për të ndihmuar fasonerit.Në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir B
15 Janar 2024, 22:43 -
Euro në nivelet më të ulëta, eksperti i ekonomisë, Çoçoli: Duhet të mësohemi me këtë kurs këmbimi, është normalja e re
Ekspertët e ekonomisë në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo, trajtuan edhe problemin e rënies së vlerës së monedhës euro përballë lekut.Eduart Gjokutaj tha se kursi i këmbimit tanim
15 Janar 2024, 22:27 -
Kriza e fasonerive, Prençe: Jemi në kufijtë e mbijetesës! Nuk kërkojmë lëmoshë, qeveria të na mundësojë kredi të buta
Kreu i shoqatës ‘Pro Eksport Albania’, Edvin Prençe i ftuar në studion e emisionit ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv tha se biznesi fason nuk kërkon lëmoshë nga qeveria por marrjen e kredive të buta.“Nuk po kërkojmë lëmoshë, kërkojm&e
15 Janar 2024, 22:07 -
Biznesi fason në krizë, Malaj: Të ristrukturohet sipas tregut, jo me urdhër! Prençe: Nëse nuk veprohet, deri në qershor mund të jenë 20 mijë të larguar nga puna
Në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv ekspertët ekonomikë Eduart Gjokutaj e Fatos Çoçoli, ish ministri i Ekonomisë, Arben Malaj dhe kreu i shoqatës ‘Pro Eksport Albania’, Edvin Prençe diskutuan mbi problemet me të cilat po përballen fasoneritë në vend dhe politika që mund të funksionojnë si zgjidhje të mundshme.
15 Janar 2024, 21:49 -
Fasonët të prekur nga rënia e euros, eksperti: Shtetit të ndërhyjë, deri në qershor do të kemi 25 mijë vende pune të humbura
Nga data 4 janar e deri më sot 1200 punonjës në fasoneri janë larguar nga puna për shkak të krizës financiare nga rënia e euros në kursin e këmbimeve dhe eksporteve. Por ajo që pritet për këtë sektor do të jetë edhe më fatale
12 Janar 2024, 13:05 -
Krujë/ Fasonët të prekur nga rënia e euros dhe eksporteve! 1200 punonjëse u larguan nga puna në 48 orë, paralajmërojnë protestë
Fabrikat dhe fasoneritë po preken nga kriza financiare për shkak të rënies së euros dhe eksporteve. Në vijim të takimeve të shoqatës “Pro Eksport Albania” me përfaqësues të fasonerive, kreu i shoqatës Edvin Prençe, tha se vetëm në 48 orët e fundit janë larguar nga puna mbi 1200 punonjëse.
11 Janar 2024, 15:44 -
Eksportet në krizë/ Zusi përplaset me Cekon dhe largohet nga emisioni ‘Përballje’! Eksperti: Fasonët të mbyllen! Prençe: Do mbeten njerëzit pa punë
Bizneset po përballen me krizë financiare për shkak të rënies së euros në kursin e këmbimit. Në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, presidenti i eksporteve Alban Zusi tha se kanë pësuar 20% të të ardhurave humbje për shkak të rënies së euros
11 Dhjetor 2023, 14:50 -
Rënia e Euros fut në krizë fasonët, shkurtohen vendet e punës Prençe i 'Pro Eksport Albania': Çdo ditë largojmë 30 punëtorë
Shoqata Pro-Eksport Albania dhe përfaqësues të kompanive fasonë në Shkodër kërkuan të ulen ne bisedime me qeverine, pasi sektori po kalon një situatë alarmante për shkak të rënies së euros.
7 Dhjetor 2023, 17:42 -
Kursi i këmbimit godet fasonerinë, nis largimi i punonjësve! Edvin Prençe: Të huajt kanë ulur porositë, nuk ka aktivitet
Biznesi i fasonerisë po përballet me rënie aktiviteti i ndikuar nga mungesa e kontratave me partnerët e huaj, zhvlerësimi i euros dhe ulja e fuqisë blerëse. Përfaqësues të kësaj sipërmarrje thonë se po shkurtojnë staf, pasi prodhimi është ulur ndjeshëm, në krahasim me vitin e kaluar.
11 Tetor 2023, 16:09 -
-
Euro sërish në rënie, eksperti Prençe: Shumë shpejt pritet të këmbehet me 100 lekë! Kortoçi: Në treg ka më shumë euro seç është nevoja
Rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun u thellua edhe shumë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 110.98 lekë, duke pësuar sërish krahasuar me ditën e martë e duke prekur një minimum të ri historik
26 Prill 2023, 13:55