Euro zbret në një tjetër minimum historik, eksperti për Report Tv: Të ndërhyhet në treg duke i blerë e të gjurmohet nga vjen kjo prurje kaq e madhe

Euro ka vijuar që të humbë pikë me ritme të shpejta në raport me Lekun, duke tejkaluar të gjitha parashikimet. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 104.55 lekë.

Sipas ekspertit Eduart Gjokutaj, rënia e euros, kursimet në euro brenda më pak se 1 viti janë zhvlerësuar me 25%. Në një intervistë për Report Tv për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ Gjokutaj tha se duhet të analizohen e studiohen shkaqet e vërteta që ka sjellë këtë rënie drastike të euros. Gjokutaj tha se duhet që qeveria duhet të ndërhyjë në treg duke blerë euro si dhe të gjurmohet se nga vjen kjo prurje kaq e madhe në treg.

'Natyrshëm që e ka dhënë efektin, pasi njerëzit po rrudhin konsumin e produkteve bazë. Kursimet brenda më pak më shumë se 1 viti u janë zhvlerësuar me 25%. Më se shumti po ndodh rrudhja e konsumit.  Duhet të ndërhyrje direkt në treg dujke blerë euro, por edhe nëpërmjet mekanizma të tjerë tregtarë. Duke e harmonizuar me politikën fiskale, duhet të gjurmohet se nga vjen kjo prurje kaq e madhe. Nga ana tjetër as me prurje e turistëve, pasi nuk vijnë për të shpenzuar më shumë, por si një vend që konceptohet i lirë. Kemi të bëjmë me një situatë q nuk është dukshëm dalluese nga vitet e tjera, pasi konsumi është ai që bën dallimin edhe sikur turizmi të bëjë prurje tepër nuk shkojnë për konsum, por për pjesën e akomodimit. Flitet për atë prurje të euros që nuk dokumentohet, pasuritë e paluajtshme ndërtimi, lojërat e fatit e kriptomonedhat.'- tha Gjokutaj.

Eksperti tha se rimëkëmbja nuk do të vijë aq kollaj, kjo pasi nuk dihen arsyet e vërteta se pse ka ndodhur, e shtoi se duhet gjetur një mekanizëm sa duhet të mbaj kosto individi apo sa duhet të mbajnë kosto institucionet.

'Qytetarët duhet të kenë një asistim qoftë nga institucionet qoftë edhe nga shteti, duhet gjetur një mekanizëm sa duhet të mbaj kosto individi apo sa duhet të mbajnë kosto institucionet.  Nga ana tjetër duhet të lançohet një diskutim i gjerë. Nga ana tjetër të angazhohen palët qeveria dhe BSH, të shprehen për të lehtësuar këtë lloj cunami.  Mendoj se rimëkëmbja nuk do të vijë kollaj pasi, nuk dimë arsyen e plota se pse ka ndodhur kjo. Institucionet nuk japin arsyet e vërteta apo për të parandaluar paratë e zeza.’- tha Gjokutaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/07/2023 03:07

    Nga vjen gjithe kjo prurje?! Pyet cunat e Londres e Spanjes,shoferet qe vijne nga jashte me tufa parash te fshehura ne kamione,autobuze e furgona e mos harro dhe cunat e betonit te Tiranes e qyteteve te tjera kryesore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja