Euro vijon të humbasë pikë kundrejt lekut, dhe zhvlerësimi ka qenë më i shpejtë gjatë kësaj jave. 1 euro sot këmbehet në tregun valutor me 120.78 lekë që është niveli më i ulët i regjistruar që prej gushtit të 2019, kur ishte piku i sezonit turistik. Këto janë vlerat më të ulta historike që po prek monedha europiane. Në raport me 15 dhjetorin e vitit të kaluar euro ka humbur 2.85 pikë.
Shkak për këtë zhvlerësim sipas ekspertëve është oferta e lartë për euro në tregun formal dhe informal dhe së dyti vjen si rezultat i sezonalitetit. Dhjetori është muaji kur rriten remitancat në hyrje, të cilat të kombinuara edhe me flukse të emigrantëve që kthehen gjatë festave të fundvitit, kanë një ndikim të lehtë në shtesën e ofertës në euro dhe uljen e çmimit të saj kundrejt lekut.
Nga ana tjetër ndikim në rënien e euros sipas sekretares së Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, Brunilda Isaj ka edhe marrja e eurobondit në tregjet ndërkombëtare në fund të muajit nëntor, në vlerën e 650 milionë eurove.
Po ashtu sipas saj në vitet e kaluara rënia e euros ka qenë më e lehtë pasi shumë nga kompanitë e huaja kanë transferuar fitimet pranë kompanive mëmë, por këtë vit duket se fitimet po i mbajnë në arkën e tyre për të pasur rezerva të mjaftueshme, me qëllim mirë-menaxhimin e rrezikut të kursit të këmbimit.
Luhatjet në kursin e këmbimit pritet të jenë prezente deri në fillim të muajit të ardhshëm.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.6%
-
E gabuar
40.2%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 2654
Lajme të tjera
-
Euro në nivelet më të ulëta historike, shitet 114.75 lekë
7 Mars, 14:38
-
Rënia e euros, eksperti Gjokutaj në Report Tv: Shkak qarkullimi i parave informale dhe rënia e eksporteve
15 Shkurt, 13:09
-
Tregu financiar, efektet e inflacionit ishin të kufizuara në vitin 2022
22 Janar, 08:36
-
Kroacia, euro dhe një polemikë kafeje – si ka ndikuar në jetën kroate kalimi në eurozonë
21 Janar, 07:57
-
Euro nis rimëkëmbjen, shitet me 114.23 lekë! Fiton 0.82 pikë nga dje
1 Janar, 18:53
-
Euro merr tjetër goditje të fortë, shkëmbehet me 112.83 lekë! Agjentët e tregut: Shkak, hyrja e parasë informale në vend
28 Dhjetor 2022, 21:27
-
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, rënie drastike e euros! Kursi bie poshtë nivelit të 113 lekëve
28 Dhjetor 2022, 13:30
-
Me dokument identifikimi fals, tentoi që të korruptonte me 100 euro punonjësit e policisë në Rinas, arrestohet 42-vjeçari
17 Dhjetor 2022, 14:53
-
Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë blerjet e Euros për vitin 2023, ja sa është vlera e parashikuar
16 Dhjetor 2022, 11:52
-
Euro këmbehet me 114.53 lekë, eksperti Gjokutaj: Shkak remitancat dhe paratë e pista
15 Dhjetor 2022, 13:08
-
Euro në rënie të lirë, zbret poshtë nivelit të 115 lekëve
15 Dhjetor 2022, 08:28
-
Kush po e 'rrëzon euron?!' Deficiti i Bilancit të Pagesave u rrit ndjeshëm në tremujorin e tretë
14 Dhjetor 2022, 07:31