Presidenti i vendit Ilir Meta ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për dekretimin menjëherë të ligjit për marrjen e eurobondit. Më 1 qershor Ruçi kërkoi që ligji të miratohej pa vonesë në mënyrë që të dalim në tregjet e huaja për emetimin e eurobondit 650 milionë euro në këtë muaj.
Por presidenti Meta, shprehet se as në projektligj dhe as në relacion nuk sqarohen arsyet e kësaj emergjence për të marrë këtë borxh. Presidenti po ashtu thotë se në të dyja këto dokumente nuk janë të shpjeguara përfitimet që do të kemi nga ky përshpejtim i ligjit për të dalë në tregjet e huaja në muajin qershor dhe sipas tij nëse do të ishte domosdoshmëri qeveria duhet të kishte punuar më para.
Shqetësim tjetër që ngre Meta është edhe përjashtimi nga detyrimet tatimore i çdo transaksioni që do të bëhet për emetimin, mbajtjen, ruajtjen dhe tregtimin e eurobondeve, ku sipas tij mund të cenohen parimet kushtetuese pasi ende nuk jemi në dijeni për kushtet e negocimit të marrëveshjes. Për këto arsye Meta e quan të pajustifikuar kërkesën për dhënie pëlqimi për hyrje menjëherë në fuqi të ligjit.
Meta në arsyetimin e tij thotë se Banka e Shqipërisë duhet të vlerësoj në mënyrë të thelluar nëse vendi është gati të dalë tani në tregjet ndërkombëtare pasi nuk ka avantazhet që kishte përpara pandemisë COVID-19. Presidenti argumenton se Ministria e Financave duhet të studiojë situatën me kujdes, dhe të emetojë Eurobondin në një moment të dytë nëse kushtet aktuale të tregut nuk janë të leverdishme për shkak të situatës.
Kritika tjetër e presidentit është edhe përfshirja në këtë proces i Ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili nuk e ka këtë përgjegjësi pasi e posedon vetëm Ministria e Financave. Eurobondi i katërt prite të jetë 650 milionë euro dhe do të jetë me maturim 7 deri në 10 vite, ku 250 milionë euro do të përdorën për shlyerjen e eurobondit të vitit 2015.
Kerkesa e kreut te Kuvendit Gramoz Ruçi
Kthimi i pergjigjes nga Presidenca
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor, 13:11
-
Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!
21 Dhjetor, 09:56
-
Mbledhja e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Kreshnik Çollaku: Ngjarje pozitive! Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit
20 Dhjetor, 17:44
-
Deklarata e përbashkët e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri: Dënohen sulmet në veri, thirrje Serbisë t’i dorëzojë autorët
20 Dhjetor, 16:58
-
Shqipëri-Kosovë një Kuvend, Rama: Pezmatimi i aleatëve po pengon! 'Ngrini' dialogun me Serbinë, normalizimin synojeni me BE! Osmani: Të unifikojmë politikën e jashtme
20 Dhjetor, 07:28
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor, 16:59
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
E gjith ekonomia kapitaliste kështu fuksionon. Në komunizëm nuk lejohej me ligj marrja e borxhit dhe shteti merrte borxh në form kredie që i shlyente më vonë. Kjo është thjesht vendim politik dhe që rrezikon ekonomin e Shqiperis thjesht për tekat e Ilirit apo të themi më mirë që ai po i bën presion shtetit që mos u merrni me parat dhe pronat e pista të mijat dhe unë vazhdoj bëj punën konform ligjeve si president. Shumkush nga ju ka harruar që presidenti e ka me ligj që duhet të firmos vendimet e marra nga kuvendi apo nga Kryeministri pra nuk udhëheq apo drejton ekonomin Iliri. Ai vetëm shkel ligjin duke mos firmosur dhe që nuk është hera e parë. Ai thjesht kërkon që të dëmtoj ekonomin duke ja faturuar kështu këtë dëm kësaj mazhorance.
PërgjigjuDua të ndaj me ju një spekulim këtu. Ju lutem, mos e merrni seriozisht. Ky është vetëm një skenar: Rama i shpallur Skavica do të ndërtohej nga Shteti. Projekti Skavica do t'i kushtojë shtetit 600 milion EUR. Ndërmarrja e ndërtimit e Erdoganit Limak, Kolin, Kalyon, Cengiz është në pritje të këtyre parave për të ndërtuar Skavica. Këto janë konstante në ekuacion. Variablat e "stilit shqiptaro-turk" ju mund të llogaritni :-)
PërgjigjuNese e kthen, "nuk ka problem", d.t.th. se LALZI do mbuloje rrogat, shpenzimet, borxhi e jashtem e te brendeshem, si edhe kredite, me nje afat deri kur te kaloje Kriza, Krize qe ka Italia, Franca e SHBA + shume vende te tjera. Bravo je Kursimtar i mire ;)
Përgjigju