"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion që ka legjitimitetin për të çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve. Prandaj është një papërgjegjshmëri e lartë që partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje kanë pranuar ta dobësojnë këtë institucion në një mënyrë që KQZ-ja nuk është më e aftë të kryejë funksionet e vet.
Kjo situatë ka ngjallur shqetësim të madh tek partnerët e Shqipërisë në Bashkimin Europian, veçanërisht në Parlamentin Europian. Qeveria e Shqipërisë veproi në mënyrë të papërgjegjshme kur rrëzoi një anëtar të KQZ-së.
Ky veprim është në kontradiktë me ambicien e deklaruar të saj për të qenë përsëri në pushtet dhe për të arritur progres në objektivat europiane të Shqipërisë", thotë eurodeputeti.
Fleckenstein, anëtar i Parlamentit Europian në një intervistë për "Deutsche Ëelle", flet për situatën e zgjedhjeve, ku ndër të tjera thekson se duhet një administratë zgjedhore e pavarur, e besueshme dhe efikase.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)