BRUKSEL - Ministrat e Financave të zonës euro vendosën sot të presin rezultatin e referendumit në Greqi përpara negociatave për një plan të ri ndihme, deklaroi Peter Kazimir, përfaqësuesi sllovak i Eurogrupit, pas një konference telefonike që vazhdoi rreth një orë.
“Eurogrupi është i bashkuar për të vendosur pritjen e rezultatit të referendumit përpara vazhdimit të negociatave”, deklaroi Kazimir në llogarinë e tij në Twitter.
“Nuk mund të vemë karrocën para kuajve”, tha ai në një tweet të mëpasëm.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)










