Euronews Albania, pit stop-i i ri i 'Formula 1'

Euronews Albania, pit stop-i i ri i 'Formula 1'

Një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare, si “Formula 1”, vjen ekskluzivisht në një kanal po aq të rëndësishëm ndërkombëtar, Euronews Albania. Duke filluar nga data 1 mars, të apasionuarit pas garës më të çmendur dhe më emocionuese me makina, do t’i përjetojnë momentet ekskluzive në Euronews Albania. Sprint Race, Provat Zyrtare dhe Gara do të analizohen nga gazetarë e të ftuar në studio.

Deri në 8 dhjetor 2024, kanali i të gjitha lajmeve e të gjitha këndvështrimeve, do të jetë njëkohësisht kanali i të gjitha emocioneve. Përveç garave, Euronews do të sjellë për shikuesin e apasionuar atë që përkon me të parin sezon më të gjatë në historinë e “Formula 1”, një edicion që starton në Bahrein dhe përfundon në Abu Dhabi.

 “Formula 1” është kampionati më i rëndësishëm në Motorsport. I sanksionuar nga “Fédération Internationale de l’Automobile” (FIA), ai përfaqëson nivelin më të lartë të garimit që prej kur ka filluar, në vitin 1950.

Një sezon i “Formula 1” konsiston në një numër garash, që njihen si Grands Prix e zhvillohen në vende dhe kontinente të ndryshme, në cirkuitet e ndërtuara për këtë qëllim, si dhe në rrugë publike të mbyllura për qarkullimin e zakonshëm. Botërori i “Formula 1” shpall dy kampionë në përfundim të sezonit: një për pilotë dhe tjetrin për konstruktorë. Gara e parë në histori është zhvilluar në 13 maj 1950 në cirkuitin e Silverstone në Angli dhe kampioni i parë i kësaj gare u shpall Giuseppe Farina, i cili asokohe pilotonte një Alfa Romeo.  

“Formula 1” vjen në Euronews Albania në sezonin e 74-t, me një histori të pasur në pistë dhe jo vetëm. Gjatë 73 viteve të shkuara, pilotë dhe konstruktorë kanë fituar dhe dominuar falë risive sezon pas sezoni.

Rezultatet, protagonistët, zhvillimet teknologjike e teknike do të vijnë përmes kronikave speciale që do të përgatiten dhe transmetohen jo vetëm në fundjavën e eventit, por edhe gjatë ditëve të javës në edicionet e lajmeve të sportit në Euronews.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Pas nderimit të Ali Ahmetit, Rama në zyrën e Veliajt/ Artan Grubi publikon foton: Mikpritje vëllazërore

FOTO/ Pas nderimit të Ali Ahmetit, Rama në zyrën e Veliajt/ Artan Grubi publikon foton: Mikpritje vëllazërore