Europa po plaket gjithnjë e më shumë dhe ekonomia sa e vjen e tkurret. Për t’i shpëtuar rënies, kontinentit plak i duen së paku 250 milionë emigrantë. Ky është përfundimi i studimi që është publikuar së fundi nga agjencia e lajmeve ekonomike “Bloomberg”.
Në këtë studim thuhet se për të shpëtuar fondin e pensioneve, Europës nuk i mbetet alternativë tjetër përveç hapjes së kufijve.
“Përndryshe do të përballemi me vështirësi të mëdha ekonomike. Duke filluar që nga pensionet dhe një moshë mesatare gjithnjë e në rritje, ne po shkojmë drejt një rruge të tillë”, thuhet në raportin e publikuar në “Bloomberg”.
Sipas ekspertëve të studimit, Europa po plaket dhe nëse nuk do punohet shpejt në këtë drejtim, atëherë do të përballet me një seri problemesh të ekuilibrit ekonomiko-financiar.
Mungesa e krahut të punës është një ndër faktorët që mund të sjellin një krizë edhe më të madhe, pasi kjo bën që shumica e vendeve t’u kushtojnë rëndësi politikave sociale dhe ajo atyre të punësimit.
Eksperti Leonid Bershidski thekson se Europës i duhen 42 milionë krahë pune deri në vitin 2020 dhe më shumë se 250 milionë deri në vitin 2060.
Sipas një raporti të Bashkimit Europian, sot në Europë punojnë katër vetë për të mundësuar pensionin e një të moshuari. Sipas llogaritjeve, me këtë ritëm lindjesh, në vitin 2050 do jenë vetëm 2 të tillë, çka do të shtonte barrën e taksave dhe do vështirësonte jetesën e çdonjërit që kontribuon.
Ndaj, ekonomistët sugjerojnë që emigrantët nuk duhet të shihen si problem, por si zgjidhje e një problemi që mund të gjunjëzojë Europën. Këtu bëhet fjalë për forca aktive për punë.
Redaksia Online
(E.G. Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com