Europa, gati me paketë sigurie për një krizë lufte, BE diskuton në samit për përgatitjen e qytetarëve

Evropa po përgatitet të përballet me kërcënimet e Putinit për luftë. Në një samit që mbahet në Bruksel, ku do flasë edhe presidenti Zelensky, do diskutohet për përgatitjen e qytetarëve për krizat e mundshme të sigurisë.

“Ne kemi nevojë për një qasje që merr parasysh të gjitha rreziqet”, thuhet në draft-konkluzionet e raportit.

Ndërkaq Këshilli Evropian nënvizon nevojën e menjëhershme për "përgatitje të forcuar dhe të koordinuar ushtarako-civile" dhe "menaxhim strategjik të krizës në kontekstin e peizazhit të kërcënimit në zhvillim. Sugjerohet që të propozohen "veprime për të forcuar gatishmërinë ndaj krizave dhe reagimin në nivel të BE-së në një qasje që merr parasysh të gjitha rreziqet, në funksion të një strategjie gatishmërie ardhmen”.

"Sot Këshilli Evropian do të diskutojë" mundësinë e futjes së bonove të mbrojtjes, ndoshta pa marrë një vendim. Megjithatë, është e qartë se ngjarjet aktuale kërkojnë që ne të gjejmë instrumente të përbashkëta financimi, tha komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni, për ANSA-n në nisje të samitit.

Ndërkohë ka një përplasje të vazhdueshme midis vendeve të BE për mundësinë e krijimit të borxhit të përbashkët-përmes bonove të mbrojtjes ose obligacioneve të emetuara për projekte të përbashkëta- për të mbështetur investimet në sektorin e mbrojtjes.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi