Europa League, 5 ekipe kualifikohen
ngec Milani, eliminohet Everton

Europa League, 5 ekipe kualifikohen<br />ngec Milani, eliminohet Everton<br>
Dinamo e Kievit, Fc Steaua e Bukureshtit, Arsenali, Zeniti dhe Lazio janë 5 skuadrat e para që kualifikohen për më tej në Europa League. Arsenali barazoi pa gola ndaj serbëve të Cërvena Zvezdës por kaq mjaftoi për të kaluar më tej. Në ndeshjen tjetër të grupit H, Këlni mposhti 5-2 Bate Borisovin.

Lazio arriti fitoren e katërt radhazi duke mundur 1-0 francezët e Nicë falë një autogoli në fund dhe kalon më tej ndërsa Zulte Varengem mposhti 2-0 Viteshen në Hollandë në ndeshjen e vlefshme për grupin K.

Zeniti rus barazoi 1-1 në Norvegji ndaj Rosemborg dhe me 10 pikë kryeson grupin L duke kaluar më tej në fazën me eliminim direkt. FC Steaua e Bukureshitit barazoi 1-1 në Rumani ndaj Hapoel Ber Sheva dhe kaq mjafton për tu kualifikuar. Ndërsa Viktoria Pëlzen mposhti 4-1 Luganon dhe ngjitet e dyta në grupin G.

Zhgënjen Milani që barazoi pa gola ndaj AEK Athinës dhe shtyn kualifikimin për më tej.Për ndeshjen tjetër e shtyu kualifikimin edhe Atalanta që barazoi 1-1 ndaj Apollon të Qipros. Olimpiku I Lionit mposhti 3-0 Everton duke bashkëkryesuar grupin me 8 pikë me Atalantën ndërsa Everton është i eliminuar. 

Dinamo Kiev e mposhti 1-0 Jang Bojsin në Zvicër dhe kualifikohet për në fazën tjetër pasi kryeson grupin B me 10 pikë. Grupin A të Europa League e kryeson Villareal me 8 pikë pasi mposhti Sllavian e Pragës 2-0 në transfertë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)