Ndonëse ishte favoritja kryesore në letër për të fituar Uefa Europa League, katalanasit e Barcelonës janë eleminuar në mënyrë befasuese nga Eintracht Frankfurt.
Gjermanët arritën të gjenin rrugën e rrjetës plot 3 herë në 'Camp Nou', me anë të Kostic në minutat 4 dhe 67 dhe Borre në minutën e 36. Vendasit tentuan suprizën e madhe në shtesë duke realizuar 2 herë me anë të Busquets dhe Depay në minutat 90+1 dhe 90+11, por pa sukses për të gjetur dhe golin e tretë për ta, gjë e cila do të dërgonte ekipet drejt shtesës.
Më herët në minutën e 84 u anulua dhe një gol tjetër për Barcelonën, i shënuar nga Busquets, për pozicion jashtë loje.
Ndërkohë në sfidat e tjera West Ham ka mposhtur pastër 0-3 francezët e Lyon, duke u kualifikuar më tej.
Edhe skocezët e Rangers janë kualifikuar kur përballë kishin Bragën. Koha e rregullt përfundoi në shifrat 2-1 për vendasit, e më pas në minutën 101 të pjesës së parë të kohës shtesë, skocezët gjetën edhe golin e tretë dhe të kualifikimit.
Ndërkohë në sifdën e luajtur më herët sot, Atalanta u eleminua nga gjermanët e Laipzig, të cilët fituan me shifrat e pastra 0-2.