Europa League, Fenerbahce dhe
Manchester United kalojnë fazën

Europa League, Fenerbahce dhe<br />Manchester United kalojnë fazën
Ka mjaftuar vetëm një gol nga turqit e Fenerbahce për të marrë kryesimin e Grupit A dhe për të lënë në vend të dytë Manchester United.

“Djajtë e Kuq” nuk kanë patur një ndeshje të lehtë gjatë kësaj mbrëmjeje, por dy golat e shënuar nga Ibrahimovic dhe Makhitaryan në transfertën e Zorya u ka mundësuar marrjen e 3 pikëve të rëndësishme për të arritur në fazën tjetër të kompeticionit.

Nga ana tjetër turqit e Fenerbahce morën vendin e parë në Grup A fal një goli të realizuar në minutën e 22 nga Moussa Sow.

Surpriza e kësaj mbrëmjeje erdhi nga Grupi C ku Mainz nuk arriti të kalojë fazën panvarësisht fitores 2 me 0 ndaj Kalabas.

Gjermanët e mbyllën këtë fazë vetëm me 9 pikë. Ndërkohë francezët e Saint Ettiene arritën të triumfojnë në fushën e Anderlecht duke shënuar 3 gola. Edhe pse vendasit shënuan 2 herë në pjesën e parë, nuk arritën të ruanin avantazhin në 45 minutat e pjesës së dytë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas