Feronikeli vijon aventurën në kualifikueset e Europa League dhe edhe pse e ka nisur me një humbje, kualifikimi mbetet i hapur në Prishtinë. Ndaj një kundërshtari të vështirë si Slovan Bratislava kampionët e Kosovës humbën me rezultatin e ngushtë 2-1, edhe pse kishin mundësi për më tepër. Një gol i shpejtë i tronditi kosovarët në minutën e 9-të kur Nono ndërsa në minutën e 61- të sllovakët dyfishuan me një penallti të Andraz Sporar.
Me një lojë të mirë të shfaqur në fushë, Feronikeli reagon 6-minuta më vonë Mendurim Hoti shtang vendasit pas një krosimi të pashfrytëzuar nga shtatlartët e skuadrës. Pavarësisht kësaj humbje Feronikeli ka të gjitha shanset për në Prishtinë për të bërë përmbysjen e madhe. Edhe pse Slovan Bratislava ëshë ekip me eksperiencë të madhe në kualifikueset e Europa League, loja simpatike e kampionëve kosovarë premton sfidë në 30 korrik.

Komente

