Roma e nis në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve të Europa League. Verdhekuqtë bënë goleadë në “Olimpico” ndaj Istanbul Basaksehir dhe merr menjëherë kryesimin në grupin J. Junior Caicara dërgoi topin në portën e tij dhe id ha avantazhin Romës ndërsa në pjesën e dytë erdhën edhe golat e Dzeko, Zaniolo dhe Kluivert.Ndërsa Ëolfsberger bëri surprizën duke fituar në Gjermani 4-0 ndaj G’ladbah.
Me fitore e nis edhe Manchester United. Me rezervat ekipi i Solskjaer mposhti në “Old Traford” Astanën 1-0 falë golit të Greenëood. Paqe në ndeshjen tjetër të grupit L Partizani Beogradit-Az Alkmar.
Ndërkaq Arsenali shënoi tre gola për të marrë tre pikët e para në Frankfurt ndaj Eintraht-it. Ëillock ,Saka dhe Aubameyang ishin autorët e golave për topçinjtë Ndërsa Standard Liezhi mundi Victoria Guimaraes. Arsenal kryeson grupin F të Europa League.
Me fitore e nisi edhe Sevilla, specialistja e Europa League. Spanjollët e Lopetegui triumfuan 3-0 në Azerbajxhan ndaj Qarabag me golat e Javier Hernandez, Munir dhe Oliver Torres.
Lazio e Strakoshës humbi në ndeshjen e parë në grupe. CFR Cluj përmbysi bardhekalëtrit duke fituar 2-1 në ndeshjen e vlefshme për grupin E. Rennes-Celtic dueli tjetër i grupit u mbyll në barazim 1-1.
Në grupin G Porto mposhti zvicerianët e Young Boys 2-1 falë një dygolëshi të Tiquinho. Ndërsa Rangers fitoi minimalisht 1-0 ndaj Feynoord. Fitore arritën në debutim edhe Basel ndaj Krasnodar,PSV dhe Dinamy Kiev./ Përgatiti Andi Kapxhiu