NYON - Mesditën e sotme u hodh shorti për fazën 'play-off' të Europa League. Në short morën pjesë 24 skuadra, mes të cilave edhe Egnatia kampione e Shqipërisë.

Egnatia merr pjesë në turin e tretë kualifikues të Europa League dhe nëse kalon rivalët e Shamrock Rovers, sot ka mësuar se në play-off-in e Europa League do të përballet me norvegjezët e Lillestrom. Këtë të fundit janë një rival i fortë pasi janë fituesit në fuqi të Kupës së Norvegjisë.

Nëse Egnatia humbet kundër Shamrock, ata sërish do të vijojnë garën në Evropë, por këtë herë në play-off-in e Conference League.

Në shortin e sotëm morën pjesë 24 skuadra, teksa do jenë 12 klube që do marrin të drejtën për në fazën e ligës së Europa League për sezonin 2026-27. Ndeshjet e para do të luhen më 20 gusht, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 27 gusht.

Rezultatet e shortit:

Grupi 1 play-off

Trabzonspor vs Ferencvaros/Gornik Zabrze

KuPS Kuopio/U. Craiova vs Ararat Armenia/Celje

Sint-Truidense vs L. Red Imps/Omonia

H. Beer-Sheva/Crvena Zvezda vs Viktoria Plzen

Grupi 2 play-off

Shamrock Rovers/EGNATIA vs Lillestrom (Norvegji)

Jagiellonia/Rangers vs Larne/Iberia Tbilisi

Mjällby/S.Bratislava vs Pafos/Salzburg

Levski Sofia/Kairat Almaty vs PAOK/Anderlecht

Grupi 3 play-off

Lech Poznan/Klaksvík vs Thun/Víkingur R.

Hradec Králové/Besiktas vs GNK Dinamo/Kauno Zalgiris

Benfica/Hearts vs Aarhus/Sabah

OFI Crete vs M. Tel-Aviv/CSKA Sofia