Europa League pezullohet për
shkak të dhunës Kukësi-Legia

Europa League pezullohet për<br />shkak të dhunës Kukësi-Legia
Ekipi i Kukësit duket se do t’i japë parakohe lamtumirën Europa League. Kjo për shkak të dhunës së tifozëve gjatë pjesës së dytë të takimit të luajtur në “Qemal Stafa” ndaj Legia-s së Varshavës. Goditja e një lojtari të ekipit polak me send të fortë në kokë solli ndërprerjen e ndeshjes dhe më pas u mor vendimi për pezullimin përfundimtar të takimit. 

delegati
(Delegati i UEFA-s)

Pak minuta pasi arbitri belg, Stephan Klossner ndërpreu ndeshjen, delegati i UEFA-s pas konsultave me përfaqësuesit e dy ekipeve mori vendimin që ndeshja të pezullohet përfundimisht. Tashmë do të jetë Komisioni i Disiplinës së UEFA-s që do të vendosë për fatin e këtij takimi.

Kukësi gjatë sezonit 2013/2014 të Europa League, është dënuar dy herë në UEFA për shkak të sjelljes së dhunshme të tifozëve. Për shkak të hedhjes së shisheve dhe fishekzjarrë në fushë gjatë takimit me Sarajevën dhe Metalurh Donetsk, ku Kukësi u dënua me 27 mijë euro gjobë. Ndërsa në sezonin 2014/2015 u dënua sërish për ndeshjen e luajtur ndaj ekipit të Kazakistanit, Kairat Almaty, po për dhunë në stadiumin “Qemal Stafa”, ku u dënuan me 10 mijë euro gjobë.
legia
(Transportimi i lojtarit të ekipit polak jashtë fushe pas goditjes nga tifozët)

Çfarë do të ndodhë?
Kukësi përveçse rrezikon humbje në tavolinë me rezultatin 3-0 në favor të ekipit polak, por mund edhe të ketë një ndëshkim financiar apo edhe masë disiplinore që ndeshjet e ardhshme në kompeteticionet evropiane t’i luajë pa tifozë.
 
Incidenti
Goditja e lojtarit Duda erdhi gjatë kohës që ekipi polak po festonte kalimin në avantazh me rezultatin 2-1. Në këto momente tifozët e Kukësit reaguan dhunshëm duke lëshuar sende të forta në drejtim të ekipit kundërshtar. Lojtarit polak iu ofrua ndihmë mjekësore dhe më pas la fushën e lojës, por pas këtij incidenti lojtarët e të dy ekipeve u tërhoqën në dhomat e zhveshjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë