Mbrëmje surprizuese ishte e enjtja në Europa League. Klube si Roma, Porto, Aston Villa, Rangers apo edhe Lille, nuk mundën të dilnin me pikë.
Në "Olimpico", vendasit e Romës u mposhtën 1-2 nga çekët e Viktoria Plzen. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë me Adu dhe Souare, ndërsa penalltia e kthyer në gol nga Dybala nuk u shërbeu vendasve për të marrë pikë. Për Dybalan ky ishte goli numër 200-të në karrierë mes klubeve dhe kombëtares argjentinase.
Në stadiumin neutral të Backa Topola në Serbi, izraelitët e Macabi Tel Aviv u mposhtën 0-3 nga Midtjylland. Skuadra daneze ngjitet në krye të renditjes së Europa League me nëntë pikë.
Në Stamboll vendasit e Fenerbahces fituan 1-0 kundër Stuttgart me golin e Akturkoglu nga 11 metërshi, ndërsa në fund pati tension mes lojtarëve në fushë. Në Bukuresht, vendasit e Steauas u mposhtën 1-2 nga Bologna. Celtic fitoi 2-1 kundër Sturm Graz, ndërkohë që Lille u befasua 3-4 nga grekët e PAOK.
Pas tre raundeve në fazën e ligës së Europa League, Midtjylland, Braga dhe Lyon kanë nga 9 pikë. Pa asnjë pikë ende janë Nice, Salzburg, Utrecht dhe Rangers.
Rezultatet:
Braga 2-0 Crvena zvezda
Brann 3-0 Rangers
FCSB 1-2 Bologna
Fenerbahce 1-0 Stuttgart
G.A. Eagles 2-1 Aston Villa
Genk 0-0 Betis
Lyon 2-0 Basel
Salzburg 2-3 Ferencvaros
Roma 1-2 Plzen
Celta Vigo 2-1 Nice
Celtic 2-1 Sturm Graz
Feyenoord 3-1 Panathinaikos
Freiburg 2-0 Utrecht
Lille 3-4 PAOK
Macabi Tel Aviv 0-3 Midtjylland
Malmo 1-1 Dinamo Zagreb
Nottingham 2-0 Porto
Young Boys 3-2 Ludogorets
Renditja:
Komente





