Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Evropë, Europa League, mbylli të enjte raundin e pestë në fazën e ligës. Në fushë zbritën 36 skuadra, teksa ndryshoi kreu.
Në 'Olimpico', Roma fitoi 2-1 kundër Midtjylland. Ekipi i Gasperinit kaloi në epërsi pas shtatë minutash lojë, ndërsa El Shaarawy "vulosi" fitoren e vendasve. Katër minuta nga fundi Pauliho shënoi për danezët, por goli shërbeu sa për statistika.
Në Birmingham, Aston Villa mposhti 2-1 Young Boys. Malen me dopietë shënoi për vendasit që në pjesën e parë. Në minutën e fundit Monteiro shkurtoi shifrat.
Lille fitoi 4-0 kundër Dinamo Zagreb. Për miqtë Arbër Hoxha luajti 62 minuta, duke mos lënë shenjë. Ndërkohë që Lyon mposhti 0-6 izraelitët e Macabi Tel Aviv dhe merr kreun me 12 pikë.
Po kaq pikë kanë edhe Midtjylland dhe Aston Villa. Në tetëshen e parë janë edhe ekipe si Freiburg, Betis, Ferencvaros, Braga dhe Porto. Roma dhe Bologna ndodhen në zonën play-off.
Europa League, e enjte 27 nëntor 2025 - raundi 5:
Roma 2-1 Midtjylland
Aston Villa 2-1 Young Boys
Porto 3-0 Nice
Fenerbahce 1-1 Ferencvaros
Feyenoord 1-3 Celtic
Lille 4-0 Dinamo Zagreb
Ludogorets 3-2 Celta Vigo
PAOK 1-1 Brann
Viktoria Plzen 0-0 Freiburg
Betis 2-1 Utrecht
Bologna 4-1 Salzburg
Crvena zvezda 1-0 FCSB
G.A. Eagles 0-4 Stuttgart
Genk 2-1 Basel
Macabi Tel Aviv 0-6 Lyon
Nottingham 3-0 Malmo
Panathinaikos 2-1 Sturm Graz
Rangers 1-1 Braga
Renditja:
Komente





