Futbolli spanjoll vazhdon dominimin në Europë. Pas Champions League ka qenë radha e Europa League për luajtur gjysmëfinalet.

Kampionia në fuqi, Sevilja thuajse ka siguruar finalen, pasi ka mundur Fiorentiën 3-0 me golat e Vidal dy herë, dhe Gameiro.

Në ndeshjen tjetër Napoli cilësohej favorit përballë Dnipro, por nuk arriti të marr më shumë se një barazim 1-1, golat u shënuan nga Lopez dhe Seleznyov duke lënë të hapur kualifikimin në ndeshjen e dytë.

d.b/shqiptarja.com