Edhe pse u eleminua nga estonezët e Nomme Kalju më shumë nga fati sesa nga merita, Shkëndija e Tetovës nuk e fillon mirë as aventurën në kualifikueset e Europa League. Kampionat e Maqedonisë së Veriut u mposhtën nga luksemburgasit e Dudelange.
Ndeshja e luajtur në Todor Proeski Arena u zhbllokua që në minutën e 7' me një penallit të Agim Ibrahimit. Me rezultatin 1-0 përfundoi dhe pjesa e parë por në të dytën erdhi surpriza e hidhur e miqve. Në fillim Dudelange barazoi rezultatin në minutën e 64' me Adel Bettaieb ndërsa fitoren do ia jepte një talent me origjinë shqiptare, Danel Sinani i cili nga pika e bardhës ishte perfekt.
Ky nuk mund të konsiderohet edhe rezultat surprizë pasi Dudelange vitin e kaluar mori pjesë në Europa League, edhe pse në grupe ,mori një pikë duke u dorëzuar përballë rivalëve të mëdhenj të Milan, Betis Sevilla apo Olympiacos.