Europa, ndryshon programi Partizani
ndeshjen e parë e luan në Norvegji

Europa, ndryshon programi Partizani<br />ndeshjen e parë e luan në Norvegji
Ndryshon axhenda e ndeshjes Partizani - Stromsgodset e vlefshme për turin e parë të Europa League.

Në një njoftim zyrat ardhur sot në adresë të klubit të Partizanit nga UEFA saktësohet mbarvajtja e ndeshjes së parë në Europa League ku ekipi  i drejtuar nga Sulejman Starova do të luajë ndeshjen e parë të këtij kompeticioni në stadiumin “Marienlyst Stadion” në Norvegji ndryshe ngasa ishte përcaktuar me pare.

Sipas shortit, ndeshja e pare ishte planifikuar për t’u luajtur në Tiranë, pasi zakonisht ndeshja e dyte luhet ne fushen e skuadres qe ka koeficentin me te larte.

Partizani po kryen përgatitjet për këto dy takime ndaj norvegjezëve dhe sfidën e parë do e luajë si skuadër mike. Takimi do të luhet në orën 19:00 në datë 2 Korrik dhe ndeshja e kthimit luhet 1 javë më vonë në “Qemal Stafa”.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën