Vala e të nxehtit që ka goditur Europën, ka prekur gjithashtu edhe vendin tonë.
Kështu tha Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv.
Gjoni tha pavarësisht se sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe kodrinore, kjo nuk do të ndikojë te temperaturat.
“Sot dhe nesër, temperaturat maksimale arrijnë vlerën 35 gradë celcius. Të mërkurën dhe të enjten do të shënojnë vlerën, 34 gradë celcius, teksa të premen 36 gradë celcius”, tha Gjoni teksa theksoi se në këtë mënyrë rritet edhe rreziku për zjarret.
Ndërkohë vala e të nxehtit do të jetë e pashmangshme edhe gjatë korrikut. Gjoni nënvizon se në valën e këtij të nxehti ka ndikuar edhe fenomeni ‘El Nino’.
“Ky fenomen neve nuk na prek drejtpërdrejt, por ndikon në rritjen e temperaturave mesatare të ajrit”, tha Gjoni teksa shtoi se kulmi i tij do të jetë në 2027-ën.
Komente








