Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku numri i viktimave ka shkuar mbi 150, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Deri më tani vetëm Gjermania ka raportuar 133 viktima, ndërsa në Belgjikë janë shënuar rreth 20 viktima. Po ashtu reshje të dendura shiu kanë përfshirë edhe Zvicrën, Luksemburgun e Holandën, ku kryeministri Mark Rutte ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare në një provincë jugore.
Sipas BBC, Presidenti Gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se ishte "tronditur" nga shkalla e shkatërrimit të shkaktuara nga përmbytjet. "Vende të tëra janë dëmtuar nga katastrofa. Shumë njerëz kanë humbur atë që kishin ndërtuar gjithë jetën e tyre", ka thënë ai pas një vizite në një nga rajonet e prekur.
Në Gjermani, puna e ekipeve të shpëtimit u pengua nga kushtet e vështira të motit ditën e djeshme, duke pezulluar punën për disa orë. Rrjetet telefonike janë prishur në rajonet e prekur dhe rrugët janë dëmtuar rëndë, ndërsa landet më të prekur janë Nordrhein-Westfalen, Rheinland-Pfalz dhe Saarland.
Në Belgjikë, ushtria ka shkuar në 10 provincat e vendit për të ndihmuar në shpëtimin dhe evakuimet, ndërsa kryeministri Alexander De Croo tha se këto përmbytje "janë më katastrofiket që ka parë vendi". Në Holandë, mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në provincën Limburg.
Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar motin ekstrem në ndryshimin e klimës, ndërsa ekspertët thonë se bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga epoka industriale.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz
8 Janar, 12:45
-
Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit
7 Janar, 20:42
-
VIDEO/ U tërhoq nga Kombëtarja, Klaus Gjasula befason me ekipin e ri
7 Janar, 16:12
-
Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani
7 Janar, 08:35
-
Belgjikë/ Nis gjyqi për familjen më të madhe të krimit, 104 të akuzuar! Furnizonin dhe grupin e Eldi Dizdarit me kokainë
6 Janar, 22:10
-
Bruksel/ Një burrë me thikë tentoi të hyjë në zyrën e kryeministrit të Belgjikës, arrestohet nga policia
6 Janar, 16:27
-
Dëmtohet vepra artistike për Palestinën, Muzeu gjerman: Veprim i motivuar politikisht, të hetohet
5 Janar, 12:36
-
Scholz kritikon komentet 'çoroditëse' të Muskut
4 Janar, 17:23
-
Gjermani/ Kafshët e kopshtit zoologjik hanë pemët e Krishtlindjes (VIDEO)
4 Janar, 14:04
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11