Europa 'po digjet' nga dielli i Saharasë

Europa 'po digjet' nga dielli i Saharasë

Këtë javë Evropa po përvëlohet nga një valë e nxehtë e paprecedent, me temperatura që sipas meteorologëve arrijnë 40 gradë, nga Spanja në Zvicër, nga Franca në Gjermani.

Përveç temperaturave të perceptuara, të cilat do të arrijnë deri në 47 gradë, për shkak të lagështisë, në disa rajone një tjetër rrezik janë zjarret.

Në Francë, njerëzit i frikësohen ripërsëritjes së efekteve vdekjeprurëse si në vitin 2003. Në hapësirat publike po shpërndahen falas shishe me ujë dhe shumë shkolla kanë pezulluar mësimin.

Në Pragë cisternat komunale nëpër rrugë, janë në punë me kapacitet të plotë.

Në Romë, turistë që kërkojnë të freskohen në burrimet e Trevit

Vala e të nxehtit me nofkën ”Ulla” po përshkon gjithë Gjermaninë dhe temperaturat kanë tejkaluar vlerën 40 gradë Celsius. Sipas shërbimit gjerman të motit DWD, se rajonet e vetme që u kursyen nga nxehtësia ekstreme ishin përgjatë Detit të Veriut, ku temperaturat mbeten 29 gradë Celsius.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 27/06/2019 04:35

    Vetem krahasoni temperaturat ne Algjiri, Maroko ne nje ane dhe Itali,France, Spanje, Portugali, Gjermani,..., ne anen tjeter dhe do ta kuptoni menjehere PROPAGANDEN!!! Nuk duhet te jeni meteorologe. Ja vlen ta "theni koken", c`ka do te thote kjo PROPAGANDE??? Pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën