Europa, Skënderbeu për kualifikim
Partizani dhe Tirana për nde

Europa, Skënderbeu për kualifikim<br />Partizani dhe Tirana për nde
Skuadrat shqiptare luajnë sot ndeshjet e kthimit të turit të parë eleminator të Europa League. Skënderbeu e Partizani luajnë në trasnfertë, ndërsa Tirana në shtëpi.

Pas humbjeve në ndeshejt e para Partizani e Tirana kanë pak shanse për kualifikim, ndërsa Skënderbeu, edhe pse fitoi mininalisht 1-0 në Korçë, duke qenë se përballet me një ekip modest nga Andorra, Sant Julia, ka shumë shanse për të kaluar në turin tjetër. Në vitin 2013 Skëndërbeu shkoi deri në plaj off të Europa Ligës çka dëshiron ta përsërisë sërish, ndërsa në 2015-ën shkoi deri në plej offin e Champions e madje dhe në grupet e Europa Ligës.

Partizani
Surpriza më e madhe negative e Europa ligës ka qënë Partizani. Ajo që konsiderohej si favorite për të kaluar turin humbi 1-3 në Tiranë kundër Botev Plovdiv, dhe ndeshja e kthimit është shndërruar në një angari. Mjafton të kujtosh faktin që skuadra ka udhëtuar me autobus prej 18 orësh drejt Bullgarisë për të kuptuar se sa me përtesë e kanë këtë sfidë në kampin e kuq. Praktikisht të eliminuar.

Tirana
Realisht dihej se Tirana kishte pak shanse reale për të kaluar turin kundër Maccabi Tel Aviv, një klub i madh në arenën ndërkombëtare, një skuadër që objektivat ka grupet e Europa Ligës ose Champions Ligës. Megjithatë ndeshja e parë la një shije të mirë. Humbje 2-0 por një e tillë dinjitoze. Trajneri i Tiranës, Ze Maria, edhe pse prej pak më shumë se dy javësh në krye të stolit bardhebu, beson se skuadra e tij mund të bëjë mrekullinë, Braziliani thekson se suadra do të bëjë më të mirën për të provuar shanset e kualifikimit në fazën tjetër të Europa League. Ndeshja luhet në stadiumin “Selma Stërmasi” dhe do të fillojë në orën 17:00, ndërkohë për mbarëvajtjen e saj, policia ka publikuar edhe një sërë masash. Për çdo sportdashës i cili planifikon për ta ndjekur ndeshjen në stadium  duhet të jetë i pajisur me mjet identifikimi. Fëmijët nënë moshën 16-vjeçare nuk do të lejohen të hynë në stadium nëse nuk do të jenë të shoqëruar nga prindërit. Gjithashtu për ndeshjen e cila do të startoj në orën 17:00, do të bllokohen edhe disa akse rrugore, prej orës 15:00-22:00.
 
Ndeshjet
Sant Julia – Skënderbeu (0-1)
Botev Plovdiv – Partizani (3-1)
Tirana – Maccabi Tel Aviv (0-2)


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën