Europa, trajneri i ekipit norvegjez: 
Partizani, jo kundërshtari më i mirë

Europa, trajneri i ekipit norvegjez: <br />Partizani, jo kundërshtari më i mirë
Partizani është kundërshtari i Strømsgodset në raundin e parë kualifikues të “Europa League”. Nëse përparojnë, secila skuadër e njeh rivalin e turit të dytë, që është Mlada Boleslav, – shkruajnë mediat norvegjeze. – Trajneri i Strømsgodset, Bjørn Petter Ingebretsen, ishte mes personave të kënaqur me shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, ndërsa nuk e mohon se Partizani i Tiranës në Shqipëri nuk ishte zgjedhja e parë në mesin e ekipeve që eventualisht do të donte përballë.
 
“Jo, Partizani nuk ishte kundërshtari më i mirë që mund të na binte në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Kishte ekipe nga Irlanda, apo Irlanda e Veriut, që po t’i kishim përballë do të ishte më të mirë. Këtu kam parasysh të dyja drejtimet, edhe interesin sportiv, edhe atë ekonomik. Ekipet shqiptare zakonisht kanë lojtarë që luajnë mirë topin, kështu që kjo nuk do të jetë si “shëtitje në park,” – tha Ingebretsen, që tani për tani di shumë pak për Partizanin. Ai mendon, megjithatë, se kundërshtarë nga Serbia dhe Mali i Zi, në thelb do të kishin qenë më keq. Prandaj, ishte i kënaqur që shorti nuk e vuri përballë ndonjë ekipi nga këto vende.
 
Thomas André Ødegaard pranon se nuk e njeh mirë ekipin shqiptar, por thotë se kjo gjë vlente edhe në lidhje me ekipet e tjera që mund të takohej në këtë raund të Ligës së Kampioneve: “Ne kemi për qëllim që të kalojmë disa raunde në Europë. Futbolli shqiptar tingëllon pak gri dhe i trishtuar, por le të presim.”


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën