Europa, Vllaznia niset në Austri për përgatitjet! Josa: Markun e kërkova unë, shumë blerje prishin ekuilibrat në skuadër

Vllaznia e futbollit është nisur sot për në Austri ku do të zhvillojë një fazë përgatitore prej 13 ditësh dhe do ndeshet me 3 kundërshtarë të ndryshëm në kuadër të përgatitjeve për Kupat e Europës, pasi shkodranët fitues të Kupës luajnë kundër rumunëve të Kraiovës në turin e dytë të Conference League. Me skuadrën do të udhëtoje edhe Herald Marku, ish-futbollisti i kuqebluve që sezonin e fundit luajti me Partizanin, ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkure zyrtarizoi rikthimin te Vllaznia.

“Herald Markun e kam dashur vetë. Kemi dyndje në mesfushë dhe ai që është në gjendje më të mirë do të luajë. Kam kërkesa për të gjithë, duhet të rrisim agresivitetin që të kemi sukses,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

Trajneri Josa pas ardhjes së Erald Markut kërkon kujdes në merkato, pasi godidtjet e shumta prishin ekuilibrat e skuadrës.

“Ardhjet e tepërta mund të prishin edhe disa ekuilibra. Unë interesohem shumë për ekuilibrat ekonomik në skuadër sepse janë këto lojtarë që e kan çuar skuadrën deri këtu. Ekulibri ekonomik, që të jetë një skuadër e lidhur, është kryesorja. Megjithatë përsa i përket cilësisë do shohim në pjesën e sulmit pasi kemi një Latif që nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore gjatë kësaj periudhe,”-deklaroi Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

Me 21 korrik Vllaznia pret në Loro Boriçi Kraivoën, ndërsa më 28 korrik do udhëtojë në Rumani për ndeshjen e kthimit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson