"Europë IK E JA", integrimi në
BE nën penën e Majlinda Bregut

BE nën penën e Majlinda Bregut">
“Për ta përshkruar këtë rrugëtim, lipset vullneti. Kush ka frikë ta quaj vullnet politik, le të quajë vullnet patriotik, pasi “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” është një mision që nuk mund të vazhdojë të jetë dëshiror përgjithmonë”. Kjo është një frazë e shkëputur nga kopertina e librit të ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.

“IK E JA” titullohet libri me ese, ide dhe debate i deputetes së Partisë Demokratike.
 
Në ditën e Europës Bregu ka zgjedhur të promovojë librin e saj, që pasqyron përpjekjen e të gjithë shqiptarëve gjatë këtyre viteve për të qenë pjesë e Europës . Përmes humorit, ironisë dhe ngacmimeve Bregu sjell në botimin e saj një analizë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë dhe udhëtimet  e saj gjatë këtyre viteve, por në të njëjtën kohë dhe një rrëfim mbi veten. Në një intervistë për mediat në stendën ku ishte ekspozuar libri i saj në panairi i Librit në kuadër të “Tirana Open”,  Bregu shpjegon domethënien e titullit .

“Nuk e di si e keni lexuar ju, në fakt prandaj është gati si një fjalë, është “IK E JA” e imja nëpër Europë gjatë këtyre viteve është sigurisht “Ik E Ja” e Shqipërisë bashkë me Europën. Ne saherë duam ta kemi Europën afër, na largohet atje ku nuk e kemi pritur dhe nuk e kemi merituar”,-u shpreh Bregu.  

Për ish-ministren e Integrimit rrugëtimi i Shqipërisë nuk është një ditë apo një datë. Ajo shton se opozita e ka vullnetin për të kontribuar në këtë proces të gjatë. 

“E para njëherë gëzuar ditën e Europës megjithëse mbetet ende një dëshirë ende e paplotësuar. E dyta besoj që kushdo që të ketë faj dhe sado këtë faj të duam ta ndajmë të gjithnjë bashkë e rëndësishme është që ky rrugëtim që nuk është një ditë dhe nuk është një datë te vazhdojë pavarësisht këtyre “ik e ja-ve” tona të gjata gjatë gjithë këtyre viteve.

Nuk ka munguar asnjëherë dhe atë gjë për të cilën kam besuar sa herë e kam thënë që një forcë politike, nuk mundet që të bllokojë një forcë tjetër politike apo ecjen përpara të një vendi vetëm për teka dhe përfitime të ngushta politike, pasi ëndrra europiane e shqiptarëve është shumë më e madhe se cikli i një pushteti, besoj që nuk ka munguar asnjë ditë me daljen tonë në opozitë, por do të jetë e vazhdueshme, personalisht e kam me shumë qejf këtë qasje,”-vijoi Bregu gjatë prezantimit të librit.  

Me batutë deputetja e Partisë Demokratike i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve mbi kohën që i ka dhënë qëndrimi në opozitë për të shkruar këtë libër.

”Libri ishte periudha e parë e kohës me tepri që unë pata dhe t’ju them të drejtën kur e mendoja një ditë, nuk kisha patur kaq shumë kohë prej shumë vitesh edhe para se të angazhohesha në politikë. Ishte një periudhë reflektimi, opozita e ka dhe këtë të mirë, të jep mundësi të reflektosh edhe për gjëra që nuk ke patur kohë kur ke qenë në vrullin e qeverisjes.
 
 Gazetarët: Ndjeheni më mirë si politikane apo shkrimtare ? 

Nuk jam shkrimtare ... (qesh)


majlinda bregu


majlinda bregu

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër