Berlin- Luiza Gega e mbyll Europianin e Atletikës në vend të katërt por i shkoi shumë pranë medaljes se bronzit të cilën e humbi për vetëm 32 të qindat e sekondës.

Në garën e 3000 metrave me pengesa atletja shqiptare bëri një paraqitje të mirë por e mbylli në vend të katër me kohën 9 minuta 24 sekonda e 78 të qindat.

Gega ishte gjatë çdo kohe të zhvillimit të garës por më pas kaloi në vend të katër dhe për fat të keq vendin e tretë dhe medaljen e bronzit e humbi për vetëm 32 të qindat e sekondës. Gjithsesi ky është një rezultat shumë i mirë për kampionen e Mesdheut.

Kampione në garën e 3000 metrave me pengesa u shpall atletja gjermane Krause.