Europiani "U-17", UEFA nuk "zë 
mend", Serbi-Shqipëri sërish përballë

Europiani "U-17", UEFA nuk "zë <br />mend", Serbi-Shqipëri sërish përballë
UEFA nuk di të kursehet dhe gabon sërish duke vënë përballë edhe njëherë tjetër Serbinë me Shqipërinë këtë herë në kualifikueset për europianin e 17-vjeçarëve.
 
Pas ndeshjes së Beogradit ,UEFA nuk e pa të arsyeshme që të mos shortonte në një grup Shqipërinë dhe Serbinë. Këtë e bëri disa ditë më parë kur vuri në një grup në kualifikueset e Europianit për femra U-19 Serbinë dhe Shqipërinë.

Por edhe sot në shortin e hedhur për kualifikueset e Europianit për meshkuj U-17 shorti i UEFA-s ka vënë në një grup Shqipërinë dhe Serbinë.
 
serbi shqiperi

Shqipëria e 17-vjeçarëve është vendosur në grupin e katërt kualifikues së bashku me Serbinë, Maqedoninë dhe Italinë. Pra 17-vjeçarët shqiptarë përveç ndeshjes me serbët do të kenë edhe një tjetër derbi ballkanas me Maqedoninë dhe do luajnë edhe ndaj bashkëmoshatarëve të tyre Italinë.

Po sot është hedhur shorti edhe për kualifikueset e europianit për meshkuj U-19 ku Shqipëria bën pjesë në grupin e katërt së bashku me Gjermaninë, Republikën e Irlandës dhe Gjibraltarin.

"Shorti sigurisht, nuk është i lehtë. Dy skuadrat e para janë favorite. Por ne do të punojmë fort gjatë kësaj periudhe që kemi në dispozicion për tu rritur dhe për të synuar më tepër. Do të jetë e vështirë porn ë futboll asgjë s’është e pamundur”- ka deklaruar pas hedhjes së shortit trajneri i U-17 Xhemal Mustedanagiç.

Trajneri Arjan Bellai, në një prononcim të tij për faqen zyrtare të FSHF , në lidhje me shortin u shpreh: “Natyrisht, që është një grup i ekstremeve, sepse do të luajmë kundër një skuadre të një niveli të lartë siç është Gjermania dhe ndaj një skuadre modeste siç është Gjibraltari. Them, se kemi mundësi të mira për tu kualifikuar në këtë grup. Dhe do të luftojmë shumë, për të kaluar në elite round”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën