'Europianin do ta shijojmë' Cikalleshi për shortin: Luajmë më mirë me kombëtaret e forta

 

Për herë të parë për shortin në Evropian, ku Shqipëria do jetë bashkë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, foli edhe sulmuesi i kombëtares Sokol Cikalleshi.

“Janë tre ndeshje që janë mjaft interesante dhe të bukura për tu luajtur. Do ta shijojmë dhe them se kombëtarja gjithmonë ka bërë ndeshje të bukura me ekipet e forta. Shumicën e rasteve kemi patur probleme me ekipet e vogla. Jam i sigurtë që do bëjmë përfaqësim shumë dinjitoz dhe ndeshje të mira,”-u shpreh Sokol Cikalleshi, futbollist i kombëtares.

Evropiani i Gjermani 2024 do të nisë më 14 qershor, ndërsa një ditë më vonë kombëtarja luan ndeshjen e parë kundër Italisë në Dortmund.


Lajmi kryesor:

Zambrotta në Tiranë, komenton me shaka shortin e Europianit: Grupin e kalon Shqipëria dhe Italia


Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin