Në lidhje me furnizimet me armë në Ukrainë, Europol është shprehur me shqetësim, se furnizimet me armë nga BE drejt Ukrainës në plan afatgjatë mund të bien në duar të gabuara.
Autoriteti europian i policisë, Europol është i shqetësuar, se armët që këto kohë nga Bashkimi Europian po shkojnë drejt Ukrainës në plan afatgjatë mund të bien në duar të gabuara. "Një kohë lufta do të marrë fund. Ne duam që të pengojmë një situatë si para 30 vjetësh në luftën e Ballkanit. Armët nga kjo luftë ende edhe sot përdoren nga grupet kriminale", është shprehur drejtoresha e Europol, Catherine De Bolle në intervistë me gazetën gjermane "Welt am Sonntag".
Catherine De Bolle
Lëvizje të fshehta terroristësh mes Ukrainës e BE
Për këtë arsye Europol planifikon që të krijojë një grup ndërkombëtar, që të zhvillojë strategji për të vepruar në këtë situatë si ajo e luftës në Ukrainë. Nga ana tjetër Europol vëren edhe aktivitete të fshehta lëvizjeje mes Ukrainës dhe BE të personave të njohur terroristë, ekstremistë dhe të gatshëm për dhunë, është shprehur De Bollte. "Situata është tepër dinamike dhe e fragmentarizuar, dhe ne marrim shifra të ndryshme nga partnerët europianë", ka thënë drejtoresha e policisë europiane. Aktualisht Europol ka regjistruar edhe një rritje të sulmeve kibernetike në kontekstin e luftës në Ukrainë.
Europol po ashtu ka paralajmëruar nga rritje e ndjeshme e dhunës në rrugët europiane. Drejtoresha e Europol në bisedë me "Welt am Sonntag bën fjalë për një "nivel të dhunës në rrugët europiane, që nuk e kemi parë kurrë më parë. Deri tani e dinim këtë nga Amerika Latine."/DW
E.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.8%
-
Jo
25.8%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 709
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump: Jam shumë i zemëruar me Putinin, nëse nuk arrijmë një marrëveshje do ketë më shumë tarifa doganore, do flas me të pas disa ditësh
30 Mars, 16:28
-
Ursula von der Leyen: Do e kthejmë Ukrainën në një kështjellë çeliku! Putin? Tashmë ka dështuar!
30 Mars, 12:37
-
Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi
30 Mars, 09:04
-
Sulmet ruse me dronë, Zelensky: Presim reagim të fortë nga Perëndimi, Rusia po pengon përpjekjet për t'i dhënë fund luftës
29 Mars, 22:45
-
Putin hedh idenë e një qeverie të udhëhequr nga OKB në Ukrainë
28 Mars, 16:53
-
"Lëreni të marrë pilula", këshilltari i Zelenskyt ironizon propozimin e Putin për një qeveri kalimtare në Kiev
28 Mars, 15:28
-
Kryeministrja italiane: Jam dakord me deklaratën e zv.presidentit amerikan, Europa është pak e humbur
28 Mars, 11:37
-
Putin sugjeron administrim të përkohshëm ndërkombëtar të Ukrainës, si rrugë për t'i dhënë fund luftës! Të jetë nën kujdesin e OKB, SHBA dhe BE
28 Mars, 08:14
-
Samiti ‘Koalicioni i vullnetit’/ Macron: Bashkohuni për t'u mbrojtur nga Rusia, Meloni e prerë: Italia nuk do të marrë pjesë me forcë ushtarake në Kiev
27 Mars, 17:16
-
Përfundon samiti për Ukrainën në Paris, Macron: Rusia pretendon se po negocion, ende herët për të hequr sanksionet! Nuk ka unanimitet për paqeruajtësit
27 Mars, 15:05
-
Mbahet në Paris samiti për Ukrainën, reagon Moska: Britania dhe Franca po bëjnë plan për ndërhyrje ushtarake
27 Mars, 11:47
-
Demush Shasha: Përpjekjet e Rusisë për të gjetur paqe me veten
27 Mars, 11:18