FRANKFURT - Norma e atyre që nuk kanë përdorur kurrë internet në të gjithë Bashkimin Evropian për këtë vit është 18%, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Statistikave Europiane (Eurostat) ka publikuar një raport mbi përdorimin e internetit nga individët në BE për vitin 2014. Sipas këtij raporti në BE e cila këtë vit përbëhet nga 28 anëtarë "norma e atyre që nuk kanë përdorur kurrë internet" ka vajtur në 18%. Kështu që ata që jetojnë në BE pothuajse 1 në çdo 5 persona nuk ka përdorur kurrë internet. Kjo normë në vitin 2006 ishte 43 përqind.
Ndërsa norma e atyre që përdorin "mesatarisht çdo ditë ose pothuajse çdo ditë" internetin në BE është 65%. Kjo normë në vitin 2006 ka qenë diku tek 31%. Vendi me përdorim më të lartë "mesatarisht çdo ditë ose pothuajse çdo ditë" të internetit rezulton të jetë Luksemburgu me 87%, ku më pas e ndjek Danimarka me 85%, Holanda me 84% dhe Malta.
Këtë vit në Rumani, Bullgaria dhe Greqi pothuajse 1 në 3 persona nuk ka përdorur internet kurrë. Ndërsa vendi me përdorimin e internetit më të ulët ka rezultuar anëtarja e re e BE-së Rumania me 39%, ku më pas e ndjek Bullgaria me 37%, Greqia me 33%, Italia me 32% dhe Portugalia me 30%.
Në Gjermani, norma e atyre që nuk kanë përdorur asnjëherë internet është 11%, ndërsa norma e atyre që përdorin mesatarisht çdo ditë ose pothuajse çdo ditë ka rezultuar 72%. Gjithashtu këtë vit në BE grupmoshat 16-74 në shkallë të përdorimit të shërbimit të internetit “cloud storage” për të ruajtur fotot, dokumente, muzikë ose pamje ka qenë 21%.
Marrë nga "Anadollu Agency"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com