TIRANË - Kur kanë kaluar 26 ditë nga gjakosja e mistershme e gjyqtarit të Tiranës Artan Gjermeni, ky i fundit ende nuk ka mundur të marrë mbrapsht sasinë e parave dhe eurove që u sekuestruan në automjetin e tij, tip “Smart”. Edhe pse dosja hetimore u transferua nga prokuroria e Tiranës në atë të Durrësit, mësohet se kjo e fundit ka refuzuar kthimin e shumës prej 18 mijë e 750 euro dhe 250 mijë lekë të reja tek gjyqtari Gjermeni.
Me një vendim të prokurorit të çështjes, mësohet se sasia e parave që gjyqtari Gjermeni pretendon se e ka nga kursimet e tij dhe punës disa vjeçare si gjyqtar, është mbyllur pak ditë më parë në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Sasia e parave mësohet të jetë ngrirë deri në fund të hetimeve që prokuroria e Durrësit po zhvillon për këtë çështje.
Prokurorët po kryejnë veprime hetimore në disa drejtime me qëllim zbardhjen e shkaqeve të gjakosjes në dorë dhe në trup gjyqtari i Tiranës Artan Gjermeni. Ky i fundit mbrëmjen e 17 janarit 2016 është paraqitur i gjakosur në urgjencën e spitalit “Nënë Tereza” ku ka kërkuar ndihëm e parë mjekësore. Mjekëve u ka thënë se ishte prerë nga disa llamarina në garazhin ku ai parkon makinën, por plagët kanë qënë të prera me mjete prerëse dhe për pasojë mjekët kanë njoftuar policinë, pasi kanë dyshuar për një sulm kriminal. Pritet që në ditët në vijim për këtë ngjarje të ripyetet dhe vetë gjyqtari Gjermeni.
Justifikimi i eurove
Nga ana tjetër gjatë ditëve në vazhdim, mësohet se prokuroria do të kërkoi nga gjyqtari Gjermeni të justifikoj parat që janë gjetur në makinën e tij pasi nuk ka pranuar të flas me policinë për këtë fakt, duke u mjaftuar se janë kursime familjare që rrjedhin nga të ardhurat e tij si gjyqtar. Në kroskotin e makinës së tij, brenda një zarfi të bardhë janë gjetur 18 mijë e 750 euro dhe 250 mijë lekë të reja që janë gjetur në kroskotin e makinës. Një nga pistat e hetimeve të prokurorisë do fokusohet dhe tek korrupsioni.
Dyshime për korrupsion
Ende nuk ka asnjë provë për të provuar tërësisht këtë pistë, por gjetja e 18 mijë e 750 euro në makinën e gjyqtarit, për policinë e Tiranës dhe prokurorinë e Durrësit, ngreh dyshime se këto para mund të kenë si orgjinë ndonjë veprim korruptiv të gjyqtarit. Vetë gjyqtari nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim për ekzistencën e parave. Sipas policisë, eurot mund të jenë dhënë tek gjyqtari Gjermeni në këmbim të një favori.Por me sa duket sipas burimeve të policisë të dyja palët, që besohet se janë takuar në ambjentet e garazhit janë konfliktuar fizikisht deri në gjakosjen e gjyqtarit Gjermeni. Për të mësuar nëse në këtë çështje ka pasur dhe person tjetër të gjakosur, policia ka kërkuar analizimin me disa mostrave gjaku të marra si prova në vendin e ngjarjes.
Dyshimet, Pikëpyetjet e policisë për gjakosjen e gjyqtarit Gjermeni
Megjithëse pas asaj që ndodhi brenda në garazhin e pallatit të gjyqtarit Artan Gjermeni, mund të mos ketë asgjë të dyshimtë dhe që mund të ngrihen pikëpyetje, për policinë dhe prokurorinë ngjarja ka vend për verifikime të mëtejshme. Sipas tyre, kjo jo vetëm për faktin se brenda në makinë janë gjetur 20 mijë euro të futura në një zarf, por dhe se ka një raportim nga mjekët e spitalit se Gjermeni kishte mbëritur në urgjencë i gjakosur me mjete prerëse. Në rëfimin e tij para grupit hetimor, gjyqtari Gjermeni ka shpjeguar se ai kishte shkuar i vetëm në urgjencën e spitalit ku ka marrë mjekimin. Gjermeni ka shtuar se ai ishte prere më një llamarinë në Garazh, llamarinë e cila nuk është gjendur nga strukturat e policisë.
Redaksia Online
(E.Ç.çshqiptarja.com)
/Shqiptarja.com