Eurovision në kohë pandemie, Holanda vendos që 3 500 persona do lejohen ta ndjekin live në arenë

Eurovision në kohë pandemie, Holanda vendos që 3 500 persona do lejohen ta ndjekin live në arenë

Qeveria holandeze ka konfirmuar që Festivali Europian i Këngës, në Roterdam mund të zhvillohet me një audiencë të kufizuar në kushte të rrepta që sigurojnë shëndetin dhe sigurinë e tifozëve, ekipit dhe medias.

Një maksimum prej 3.500 personash do të lejohen të hyjnë në arenë,afërsisht 20% të kapacitetit të Roterdam Ahoy. Biletat janë në dispozicion vetëm për ata që i blenë për shfaqjen e vitit të kaluar, tashmë nuk do të ketë shitje në publik.

Të gjithë anëtarët e audiencës duhet t’i përmbahen protokolleve të rrepta të shëndetit dhe sigurisë, të vendosura nga qeveria holandeze.

Martin Österdahl, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Konkursit të Këngës Eurovision, u shpreh i kënaqur me përgatitjet e bëra deri më tani.

“Bota do të shikojë kur të rikthejmë Konkursin e Këngës Eurovision muajin tjetër dhe, ndërsa miliona njerëz shijojnë konkursin në TV dhe në internet, ne jemi të kënaqur që puna e palodhur e artistëve, delegacioneve dhe ekipit do të ndahet gjithashtu me një audiencë të drejtpërdrejtë në arena Ahoy”, tha mbikëqyrësi Ekzekutiv i Konkursit të Këngës Eurovision.

Delegacionet janë shumë më të vogla dhe shumica e gazetarëve do të ndjekin konkursin e këngës Eurovision nga shtëpia këtë vit në qendrën tonë të shtypit në internet.  

Një protokoll i gjerë Covid 19 është tashmë në dispozicion për punonjësit, shtypin dhe artistët.

Rreth 180 milion shikues nga mbi 45 vende ndjekin çdo vit festivalin më të rëndësishëm të këngës në Europë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë