Eurovizion, mbështetja për
Ronën: Përcill dhimbjen tonë

Eurovizion, mbështetja për<br />Ronën: Përcill dhimbjen tonë
BAKU – Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu do të ngjitet sot në mbrëmje në skenën e Eurovizion në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Si për ironi të fatit, në këtë ditë Zie Kombëtare, Rona dhe Shqipëria do të përfaqësohen sot me një këngë vaji.
Në nderim të protokollit për Zinë Kombëtare, Radio Televizioni Shqiptar nuk do të transmetojë direkt natën e parë të Festivalit Evropian, që zhvillohet sot në orën 21.00. “Njoftojmë teleshikuesit shqiptarë se Nata e Parë e Festivalit Evropian ku konkuron përfaqesuesja e Shqiperise Rona Nishliu, do të transmetohet e regjistruar në orën 00.05 të datës 23 Maj. Radio Televizioni Shqiptar njofton gjithë teleshikuesit jashtë territorit të Shqipërisë, të ndjekin në kohen reale Festivalin Evropian të Këngës në stacionet publike të vendeve përkatëse ku jetojnë dhe të votojnë për këngën shqiptare, sipas kodit të vendit përkatës ku Shqiperia është me nr. 05”, thuhet në njoftimin zyrtar të Televizionit Publik Shqiptar.
Sipas drejtuesve të këtij televizioni, teleshikuesit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nuk mund të votojnë, pasi votimi është i vlefshëm vetëm gjatë transmetimit në kohë reale.


MBËSHTETJA NË RRJETET SOCIALE
Sakaq, në Facebook, por edhe Tëitter, Rona ka marrë mbështetjen e qindra qytetarëve, politikanëve dhe gazetarëve.
“Është ditë zie për shqiptarët, por jam i bindur se ajo do t’i këndojë edhe dhimbjes po ashtu...I uroj sukses dhe sa më shumeë vota e përkrahje”, shkruan në profilin e tij deputeti socialist Pandeli Majko.

Ndërsa, shumë përdorurues të rrjeteve sociale shprehen se performance e sotme do të përfaqësojë më së miri dhimbjen e madhe të shqiptarëve pas tragjedisë së djeshme.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut