Eurovizion/ Triumfon Elhaida 
 "Ja dolëm! Shihemi në finale"Eurovizion: Zë fantastik! Jini krenar
Dani:

Eurovizion/ Triumfon Elhaida <br /> Dani:">
Shkodrania Elhaida Dani ja del!
 
Shqipëria kualifikohet në finalen e kompeticionit më të madh evropian të këngës “Eurosong” që këtë vit mbahet në Vienë të Austrisë.
 
Performanca e 23-vjeçares shqiptare me këngën “I’m alive” (Në jetë) elektrizoi skenën e madhe të Eurovizionit, ku Elhaida shpalosi talentin dhe shtrirjen e saj vokale në natën e parë gjysmëfinale të edicionit të 60 të këtij eventi muzikor.
 
Zemrat e shqiptarëve u çuan peshë kur emri i vendit tonë (Albania) u përmend i pari në listën e 10 shteteve fituese të kësaj nate, ndërsa nuk munguan duartrokitjet dhe brohorimat nga publiku në shenjë aprovimi të votimit.

E veshur mjaft elegante me të zeza, Elhaida pati disa luhatje intonacioni në pjesën e parë të këngës por ia doli të mposhtë emocionet në pjesën shpërthyese të refrenit ku dhe rrëmbeu duartrokitjet më të mëdha.
 
Bashkë më Shqipërinë nga këngëtarët dhe grupet që përfaqësonin 17 shtete në natën e parë gjysmëfinale, do të prekin garën për çmimin e madh edhe 9 shtete, Armenia, Rusia, Rumania, Hungaria, Greqia, Estonia, Gjeorgjia, Serbia dhe Belgjika.

Elhaida Dani këndoi e 14-a në spektaklin që nisi mbremjen e djeshme . Këngëtarja shkodrane mbante kodin 14 dhe është votuar nga mbarë shqiptarët që ndodhen jashtë trojeve tona, duke arritur kualifikimin në natën finale

“I’m Alive” e shkodranes Dani korri suksese që në momentin e parë të publikimit dhe u konsiderua këngë fituese nga një pjesë e mirë e mbështetësve të saj, prandaj dhe kualifikimi në finale ishte i pritshëm. Tani na mbetet vetëm të shpresojmë për të njëjtin rezultat pozitiv edhe në finale.
 
Nata e dytë gjysmëfinale e Eurosong do të mbahet më 21 Maj ku përfaqësues të 17 shteteve të tjera do të konkurrojnë për të prekur finalen e 23 Majit.
 
Shqiperia e para qe u kualifikua per finale
 

elhaida dani




Elhaida Dani në Facebook: “Ja dolëm, shihemi të shtunën
“Ja dolëm…shihemi të shtunën “I am Alive” ka shkruar menjëherë pas kualifikimit këngëtarja Dani në rrjetin social Facebook, shkrim të cilin e ka shoqëruar edhe me foto.
  

dani

dani


dani


dani


Elhaida Dani 'elektrizon' skenën me interpretimin në Eurovizion
Performanca e shumëpërfolur e Elhaida Danit në gjysmëfinalen e Eurovizion rezultoi e suksesshme! Përfaqësuesja e Shqipërisë në kompeticion shpalosi gjithë talentin dhe shtrirjen e saj vokale në këngën 'I'm Alive', e shoqëruar nga një skenografi 'elektrike', duke rrëmbyer brohorima e duartrokitje pafund nga publiku, qoftë ai shqiptar apo jo.

Në rrjete sociale shumë e kanë mbështetur këngëtaren e shumë të tjerë e kanë kritkuar performacën e saj duke e konsideruar 'të dobët'. 

elhaida
elhaida

elhaida

performanca e elhaides

 

(Video: Prezantimi i Shqiperise nga Conchita ne fillimin e Eurovision sot) 

Sondazhi/ Elhaida Dani fituese me 10.324 vota
Një sondazh i Wwibloggs ka ngjitur Elhaida Danin në krye të klasifikimit të konkurrentëve që pritet të performojnë në mbrëmje në skenën e madhe të Eurovizion.
 
“Elhaida Dani me “I”m Alive” ka grumbulluar 10 mijë e 324 vota dhe ky duket se është një rikthim pasi siç tha ajo në një intervistë të fundit kishte humbur zërin dhe i duhej mos këndonte për tre ditë”, shkruan Wwibloggs. Elhaida ka lënë pas Belgjikën dhe Rusinë duke dalë në vendin e parë.

dani
Elhaida Dani shkëqen edhe në provën gjeneraliste
Ndërsa ka startuar nata e parë e Eurovizion këngëtarja shkodrane Elhaida Dani ka bërë debutimin e saj në skenën e në Austri. Pjesëmarrja e saj në këtë festival është pritur me mjaft kërshëri dhe entuziazëm, pasi Dani është diskutuar edhe si një nga pretendentet për të fituar këtë kompeticion muzikor. 

Ndonëse në provën e parë në këtë event muzikor është diskutuar një prezantim jo me kapacitet të plotë të Danit, në provën gjenerale ajo ka mundur të tregojë të gjitha aftësitë e saj vokale duke shkëlqyer siç ka bërë në të gjitha eventet ku ka qenë pjesë, duke rrëmbyer duartrokitje dhe ovacione  të shumta .

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023