Ministrat e financave të eurozonës do të takohen sot në Bruksel për të miratuar këstet e paketave ndihmë për Qipron dhe Greqinë. Qiproja pritet të marrë miratimin për 3 miliardë euro të paketës për shpëtimin e saj nga falimentimi financiar, e cila u miratua në fillim të këtij viti.

Gjithashtu, ministrat priten të nënshkruajnë këstin e fundit të ndihmës me vlerë 4.3 miliardë euro për Greqinë, teksa ajo vazhdon të luftojë në reformimin e ekonomisë së saj. Ky takimi do të mbahet në mes të shqetësimeve të vazhdueshme edhe për Slloveninë.

Muajit e fundit, Sllovenia e konsideruar si një vend shembullor ndër vendet e reja anëtare të Bashkimit Europian, është futur në një krizë të thellë ekonomike ku janë ndërmarrë disa masa, por shkaqet e së cilës ende nuk janë evituar.

Sipas ekonomistëve ka gjasa që Sllovenia të ndjekë Greqinë dhe Qipron për të kërkuar ndihmë nga autoritetet evropiane.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)