Të dhënat zyrtare të publikuara nga Eurostat kanë treguar se rimëkëmbja ekonomike në eurozonë ka mbetur në vend numëro për 3-mujorin e dytë, pas një rritjeje të lehtë me 0.2% në fillim të vitit. Kjo, për shkak se dy ekonomitë më të mëdha të bllokut, Franca dhe Gjermania janë tkurrur më keq nga ç’pritej.

Zyra e Statistikave Federale në Gjermani tha se ekonomia kishte humbur vrullin e mëparshëm, ndërsa ekonomia franceze nuk ka parë kurrfarë rritje në 3-mujorin e dytë të vitit. Shqetësimet më të mëdha bien mbi këtë të fundit, e cila ka shënuar një rritje 0 për 3 mujroin e dytë radhazi, si dhe mbi Italinë e cila është në recension përsëri. Lajme të mira vijnë vetëm nga Portugalia, e cila është zhvilluar me 0.6% nga 3 mujori i parë në të dytin.

Ndërkohë, inflacioni vjetor në eurozonë në total ka rënë në 0.4% në muajin korrik, që është edhe norma e saj më e ulët që nga viti 2009. Specialistët thonë se shifra të tilla rrrisin rrezikun për një tkurrje të çmimeve të përgjithshme në eurozonë duke i hapur rrugën një deflacioni të mundshëm.

Sipas të dhënave, rimëkëmbja ekonomike në eurozonë është e lëkundur, madje po shkon edhe në ulje. Në nivel europian, rritja është ngadalësuar lehtë në 3-mujorin e dytë, në 0.2 % nga 0.3% që ishte në të parin. 

Kjo u paralajmërua një javë më parë nga presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, i cili e përshkoi zhvillimin e Europës si “të dobët, të brishtë dhe të pabarabartë”.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)