Aktorja e njohur Eva Logoria ka thënë se urren të qëndrojë vetëm në shtëpi.

eva longoria

Pikërisht për këtë fakt ajo po jeton në shtëpinë e saj në West Hollywood me disa shoqe.

Aktorja e cila ka luajtur në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara” është rritur me tri motra, prandaj ajo preferon të mos qëndrojë e vetme pasi është mësuar në shoqëri të njerëzve.

eva longoria

Longoria ka thënë se i pëlqen një shtëpi e mbushur me gjallëri.

eva longoria

Unë jetoj në një “konvikt studentesh” në West Hollywood bashkë me shoqet e mia”- ka thënë bukuroshja 37 vjeçare.

Së fundmi Longoria ka qenë e pranishme në ceremoninë e betimit të presidentit Barack Obama.

(b.t/shqiptarja.com)