Ato sapo janë bërë prindër dhe si duket nuk e kanë përballuar dot presionin e marrjes së përgjegjësive të reja.

Eva Mendes dhe Ryan Rosling janë bekuar me lindjen e vajzës së tyre përpara tre muajsh dhe kanë qenë duke jetuar të ndarë kohët e fundit.

Eva po jeton në shtëpinë e sja në Los Angelos bashkë me vajzën, ndërsa Ryan ka qenë në lëvizje me xhirimet e filmit “The Nice Guys” në Gjeorgji.

eva mendes

Disa burime për revistën OK! e cila ka bërë publik lajmin shprehen që Eva nuk ka dashur të udhëtojë me vajzën e vogël pas Ryan, por të tjerë shprehen se ajo e ka larguar Ryan.

Ata u lidhën në vitin 2011 pasi xhiruan filmin “A Place Beyond The Pines”.

Ndërkohë ajo nuk e ka mbajtur sekret që është shumë e lodhur nga rritja e vajzës Esmeralda në një intervistë më parë, por nga ana tjetër nuk ka pranuar që të punësojë Baby-sitter në asnjë mënyrë.

Aktorja shprehet se vajza e saj ka dy gjyshe dhe hallat që e duan dhe kujdesen për të.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)