Eva Murati është një nga moderatoret e njohura sportive të ekranit shqiptar. Mirëpo herë pas here 22-vjeçarja del jashtë botës së sportit dhe komenton në lidhje me botën e showbizit dhe të rejat që ndodhin. Ajo që i ka bërë përshtypje së fundmi është kënga e Dua Lipës, më saktë fakti që hiti i një këngëtareje të tillë më famë në të gjithë botën ka më pak klikime se sa një këngë e lançuar së fundmi nga një nga këngëtarët shqiptarë, fama e të cilëve nuk përshkon botën.
Këtë gjë bukuroshja Eva e ka bërë të ditur me anë të një fotojë që ka shpërndarë në rrjetet sociale. “Nuk e kuptoj se si kjo këngë e Dua Lipës e publikuar në shkurt të 2017-s ka më pas views se sa këngë shqiptare të publikuara në të njëjtën periudhë ose edhe më vonë,”- shkruan ajo krahas fotos ku shihet një printscreen i këngës ‘Thinkin ‘bout you’, në ‘Youtube’.
Me këtë foto moderatorja hedh edhe një herë idenë e blerjes së klikimeve, që përflitet se praktikohet shumë nga këngëtarët shqiptarë. Dihet që Dua Lipa është një nga këngëtaret e preferuara në të gjithë botën.