Selia e fushatës së Hillary Clinton në Brooklyn është evakuuar për shkak të zbulimit të një pluhur të bardhë të dyshimtë vendosur në një zarf.

Zarfi është dërguar të premten në adresën e zyrës së Clinton në Manhatan.
Në ato moment në zyrë ishin dy stazhierë, të cilët kanë pasur kontakt me pluhurin e bardhë, ndërkohë në total janë katër persona që po mbahen në kontroll për shkak të ekspozimit ndaj pluhurit.

Ende nuk është përcaktuar nëse substance me ngjyrë të bardhë është e rrezikshme, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për përcaktimin e llojit të lëndës dhe identifikimin e dërguesit të zarfit.

Redaksia Online
(d.b/Shqiptarja.com)