Evarist Pasha, i arrestuar më 2009
për trafik narkotikësh drejt Greqisë

Evarist Pasha 25 vjeç, i arrestuar si një nga protagonistët e videos së regjistruar në QSUT, ku 3 të rinj abuzojnë seksualisht me një vajzë të re pa ndjenja, rezulton një person me precendetë të mëparshëm penalë.

PDF - Precedimi penal i shtetasit Evarist Pasha

Nga verifikimet e kryera, rezulton se 25 vjeçari është arrestuar në vitin 2009 nga policia e Gjirokastrës, ku i janë sekuestruar 100 kilogramë kanabis sativa, dhe një armë zjarri kallashnikov në posedim të tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në vitin 2009, krahas tij u shpallën në kërkim edhe tre persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në trafikun e narkotikëve. Hetimet e kryera pas përfundimit të operacionit kanë treguar se sasia e lëndës narkotike ishte marrë në fshatin Lazarat dhe si destinacion përfundimtar kishte Greqinë.

"Pas një ndjekjeje të gjatë në një terren tepër të vështirë, rreth mesnatës, në vendin e quajtur "Manastiri" fare pranë vijës së kufirit, u bë e mundur kapja e njërit prej këtyre shtetasve, i cili ishte i armatosur me një armë zjarri tip kallashnikov me fishekë në gojë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë që bënë bllokimin e tij. Më konkretisht, ai është Evarist Pasha, 19 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Memaliaj, student në Universitetin "Eqerem Çabej" Gjirokastër, në vitin e parë, dega Infermieri. Bashkë me këtë person u bllokua dhe lënda narkotike, e cila ishte e ambalazhuar në pako cilindrike të mbështjella me letër natriban të futura në katër çanta të mëdha, gjithsej rreth 100 kilogramë. Personat e tjerë mundën të largoheshin duke përfituar nga errësira dhe terreni tepër i vështirë." thuhej në komunikatën për shtyp të policisë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Berisha lë rrugën e Elbasanit, do u bashkohet protestuesve në pikat e tjera