Evazion fiskal dhe pastrim parash/ Policia e shpalli në kërkim, reagon 'bosi' i 'Gega Oil': Jam me pushime, s'kam kryer shkelje

TIRANË- Administratori i 'Gega Oil' , Paulin Gega është shpallur në kërkim pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal në shuma të konsiderueshme.

Mësohet se pas kontrollit të bërë disa ditë më parë, në kuadër të aksionit kundër informalitetit, rezultoi se janë gjetur pompa në shkelje të ligjit, për këtë arsye është bllokuar tregtimi i karburantit nga kompania “Gen Klaudis Sha”. Pas bllokimit, janë bërë hetimet nga ku ka rezultuar se Gega përmes “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme, por nuk dihet saktësisht për çfarë shume bëhet fjalë.

Prokuroria nxorri një urdhër ndalimi për Gegën, por rezulton se ky i fundit është larguar ditën e djeshme nga Shqipëria.Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën të ditur se ka nisur edhe një hetim për dyshimet e dekonspirimit të operacionit për arrestimin e Paulin Gegës i cili rezulton se është larguar nga vendi pak orë para urdhër- arrestit ndaj tij. Megjithatë, në një reagim për mediat, Gega ka mohuar që të ketë shkelur ligjin, teksa tha se nuk i është shmangur drejtësisë, por ka ikur me pushime të cilat i kishte planifikuar kohë më parë. Ai ka mohuar akuzat se kompania e drejtuar prej tij nuk ka kryer evazion fiskal apo fshehje të të ardhurave, teksa theksoi se "Gega Oil" vijon aktivitetin pa ndërprerje në të gjithë vendin.

4 vite më parë ai ishte proceduar nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.  Aksioni anti-informalitetit është shtrirë në të gjithë vendit dhe në të gjitha sektorët, duke nisur që nga sektori i ndërtimit deri te hidrokarburet.

Administratori i 'Gega Oil', Paulin Gega 

Foto nga aksioni i dy ditëve më parë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
Policia e shpalli në kërkim/ Reagon administratori i 'Gega Oil': Jam me pushime në Greqi, lajmin e mësova nga mediat

1565421168_gega.jpg

Paulin Gega, administrator i "Gega Oil" është shprehur se nuk është larguar jashtë vendit me qëllim arratisjen, por se është me pushime.

"Jemi nisur për pushime verore në Greqi, më datë 09.08,2019, pushime të cilat janë rezervuar rreth dy muaj më parë të një agjenci turistike në rrugën Fortuzi, Tiranë, ku dhe mund ta verifikoni fare lehtësisht.
Sot ndërkohë jemi njoftuar në mënyrë indirekte pas lajmeve që kishin shpërthyer nëpër portale e gazeta të ndryshme, ku pretendohej se administratori i kompanisë Genklaudis sha, ishte larguar qëllimisht për t’iu shmangur përballjeve ligjore.
Ne mund t’ju konfirmojmë që në njërën nga magazinat tona fiskale të shitjes me shumicë, që ndodhet në Vrinë, Durrës, është ushtuar një kontroll para dy ditësh, ku ka pasur një ndërprerje të aktivitetit vetëm për disa orë, me pretendimin se kasat e shitjes ishin të vendosura në regjim manual, pavarësisht se ne posedojmë certifikatën e kalibrimit të regjimit automatik, e lëshuar sipas ligjeve në fuqi nga firma certifikuese e fiskalizimeve A.E Distribution shpk në vitin 2012!
Mbas verifikimeve nga organet kompetente, u bë zhbllokimi i këtij stacioni shitjeje dhe aktiviteti ka vazhduar normalisht.
Pra, kompania jonë nuk ka kryer asnjë shkelje apo kundravajtje penale as në aspektin evaziv apo të të ashtuquajturës ‘Fshehje e të ardhurave apo të pasurisë’.
Gjithashtu ju komunikojmë me përgjegjësi të plotë morale dhe korporative që aktiviteti i firmës tonë vazhdon pa ndërprerje në të gjithë Shqipërinë.
Kompania Genklaudis sha është një ndër 10 tatimpaguesit më të mëdhenj në Shqipëri, me mbi 83 stacione shitjetje në të gjithë vendin dhe me mbi 500 punonjës, e gatshme për të vënë në dispozicion çdo dokumentacion kundrejt çdo institucionin shtetëror dhe ligjor dhe të përgjigjet deri në shkallën më të lartë të drejtësisë",
shkruan Gega.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malsori: 10/08/2019 22:16

    Me te VERTET ky zotnia asht per te ardhur keq a e dini ca u ban puntorve ky gega u jep 270 lek rroge ne muaj edhe asht i detyrum me ju pagu siguracionet Por ju thote puntorve me ja kthy 60 mi lek mrapa ose me i hjek prej pune nuk cohet kush me padit e me fut ne gjyq ska ma djelmoca te mencun vec mu ba skaller te te pasunve me dal ne protest mos me.punua as nje pike shitje deri si te.plotsohen kushtet aterna te shofin a po nigjon se nuk munet me ba punen vet pa force puntore ja u nidha te miren se fola teper

    Përgjigju
    • anonim: 11/08/2019 05:53

      Tek ky horri puntorët janë gjysma të pasiguruar dhe kanë frikë të ankohen se është i pashpirt, të hedh në rrugë, ky rrugac mashtrues, ne shkodranet e dimë mirë se çfarë nafte të përzier me mazut në Ballsh tregton ky horr dhe si vjedh tek pompat prandaj e kemi braktisur me kohë këtë monstër të karburanteve.

  • Tosi: 10/08/2019 16:40

    Shkoni bleni nafte Ballshi tek ky hajduti GeGa se ortaku i firmës mashtruese Gulf është ky horri që manipulim të me pompat duke vjedhur në kurriz të shoferëve me naftë Ballshi.

    Përgjigju
  • Ggggh: 10/08/2019 15:44

    Cet kastrati do me e bo monopol

    Përgjigju
  • robi: 10/08/2019 14:02

    Ky pleher, një copë shofer rrugac ordiner që u bë milioner duke mashtruat. E njohin mirë Shkodranët këtë horr që naften e Ballshit e shet për naftë importi. Hekrat hahdutit

    Përgjigju
  • Pirrua: 10/08/2019 13:22

    Fredi Bejleri paska nderruar emrin. Hahaha

    Përgjigju
  • Ceni: 10/08/2019 11:01

    Në BURG BANDITI , KUSARI dhe KRRIMINELI që NUK PAGUAN asnjë TAKSË dhe VJEDH e GRABIT SHQIPTARËT e VARFËR !!!! BJERUNI KRYEHORRAVE , KRIMINELËVE dhe KRYEHAJDUTËVE !!!! I BËJ THIRRJE EDI RAMËS , që ti shkoj deri në fund Luftës kundër BANDITËVE , që NUK PAGUAJNË TAKASA !!!

    Përgjigju
    • Tarasi: 10/08/2019 15:14

      Duhen shtetezuar, nuk mund te perfitoj ne mynyre te paligjeshme nje person duhet shteti.Rroft PPSH

    • Vasco: 10/08/2019 12:53

      Ik o cen mos na ha mjaltin

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump