Një biznes tregtimi me shumicë dhe shërbimesh kancelarie ka kryer evazion fiskal në vlerën e rreth 500 mijë euro vetëm gjatë viteve 2017-2018, ndërsa aktualisht i detyrohet shtetit rreth 1.2 milionë euro.

Pas hetimeve prokuroria e Fierit e ka dërguar për gjykim ‘Sekilda’ sh.p.k dhe pronarin e saj Seferin Lazeraj nën akuzë për evazion fiskal.

Në vitet 2017–2018 kjo shoqëri nuk ka deklaruar të ardhura në vlerën mbi 133 milionë lekë të rinj dhe nuk ka dorëzuar librat e shitjes dhe të blerjes.

Me këtë veprim ‘Sekilda’ SHPK ka shmangur një detyrim tatimor prej rreth 500 mijë eurosh, shifër e cila sot ka arritur në 1.2 mln euro, për shkak të gjobave dhe interesave.

Lexo këtu ekstraktin e plotë

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë