TIRANË – Një shtetas turk pronar i kompanie mielli në Vorë është shpallur nga Krimi Ekonomik pasi akuzohet për evasion fiskal.
 
Në kuadër të operacionit "Bashkëveprimi" nga seksioni i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, për evazion fiskal është shpallur në kërkim pronari i kompanisë “Alb Mines” me qendër në Vorë, Bahar Aksoy, shtetas turk.
 
Ndërsa janë arrestuar Skënder Musaj drejtor shitjesh, Juliana Gjinishi ekonomiste, Besri Mesi shofer i kamionit me targë TR 2485 N. Sasia e miellit të bllokuar është 5.5 ton.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)