Evazioni fiskal, Messi “shet” të
atin: Nuk e dija se po mashtronte

Evazioni fiskal, Messi “shet” të<br />atin: Nuk e dija se po mashtronte
“Kam firmosur sepse besoj te babai im dhe nuk kam menduar kurrë se mund të më mashtronte. Nuk jam interesuar kurrë në këto cështje, ndaj nuk e dija që po shkelja ligjin. Nuk dija asgjë, thjesht mendoja të luaja futboll. Kisha shumë besim tek babai dhe avokatët e mi.”

Kjo ishte mënyra sesi u mbrojt Lionel Messi gjatë dëshmisë së tij në procesin gjyqësor ku sulmuesi i Barcelonës akuzohet për evazion fiskal. Ylli argjentinas këmbënguli se nuk kam marrë pjesë në asnjë vendim, pasi për gjithcka kanë vendosur prindërit e tij.

Sikurse kanë raportuar mediat në Spanjë, të gjithë dëshmitarët e thërritur në gjyq kanë dëshmuar se Lionel Messi nuk ishte përgjegjës për asnjë krim. Edhe babai i tij Jorge e ka zhveshur nga çdo përgjegjësi, duke deklaruar se ishte i pafajshëm, nuk merrte vesh nga ligjet dhe se kishte menduar vetëm për t’ia bërë më të lehtë jetën të birit, që duhej të mendonte vetëm për të luajtur futboll.

Lionel Messi dhe babai i tij Jorge akuzohen nga autoritetet tatimore në spanjë se kanë shmangur taksat në përiudhën 2007-2009 duke i hskaktuar shtetit një dëm prej 4,2 milionë eurosh. Në rast se shpallen fajtor të dy rrezikojnë 22 muaj burg. Sipas akuzës, duke krijuar një seri shoqërish në parajsat fiskale Messi ka shmangur detyrimet tatimore nga të ardhurat që ka siguruar nga të drejtat e imazhit.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve