Fshehja e të ardhurave, apo evazioni fiskal, si dhe falsifikimi i dokumenteve vazhdojnë të jenë prioritetet e Policisë së Shtetit në luftën ndaj krimit ekonomik. Shefi i hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Gjergji Nikolla, hetimi i këtyre fenonemenve gjatë pesë muajve të parë të këtij viti ka ardhur në rritje. 

“Ne siç dihet jemi angazhuar në planin e veprimit të miratuar nga qeveria shqiptare për proçedurat standarte të kontrollit saisior cilësorë dhe fiskal të naftës dhe të nënprodukteve të saj nga ana jonë janë proçeduar rreth 10 subjekte ose sha për fshehje të ardhurash të cilët punonin dhe pa kasë fiskale pa kaluar pompa nëpërmjet kasës që të regjistronte të gjithë shitjet apo dhe me raste që kishin bërë ndërhyrje në kasat fiskale domethenë që është proçeduar dhe për ndërhyrje në aparatet matëse”, thotë Gjergji Nikolla.

Shefi i hetimit të krimit ekonomik dhe financiar, në drejtorinë e Policisë së Tiranës, veç hetimit fenonemeneve të mashtrimit, thotë se gjatë këtij viti, është vënë re edhe rrijte e fenomenit të mashtrimit me shuma të mëdha dhe sidomos pasuritë e paluajtshme. 

“Një rritje të madhe gjatë vitit 2015 ka evidentimi i veprave penale në fushën e mashtrimeve sidomos në lidhje me blerjen e pronave të patundshme si apartamente dyqane kemi shumë raste që vinë shumë qytetarë që hyrja ose dyqani apo prona të cilët ata mendojnë se e kanë te tyren është shitur dy - tre herë mund të jetë vënë dhe kolateral në bankë për këtë vit ka qenë shumë shumë i madh në lidhje me mashtrimet sidomos me pronat e padtundshme ka qenë mbi 100”, shprehet shefi i hetimit të krimit ekonomik dhe financiar.

Një tjetër shqetësim i policisë së tiranës, gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe falsifikimi i datave të skadencës apo viti i prodhimit të produkteve ushqimore.

“Në fushën e sigurisë ushqimore ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me autoritetin kombëtar të ushqimit të cilët kanë ardhur sa herë ne kemi kërkuar asistencën e tyre në lidhje me ktë ne kemi bërë një operacion në muajin mars mbi një subjekt i cili importonte djath nga Gjermania brënda ktij subjekti fallsifikoheshin datat e skadencës, produkti blihej jashtë shtetit në limitet e skadencës dhe këtu bëhej ndryshimi ky shtyhej me 1 vit afati skadencës për këtë periudhë kemi pasur tre raste që janë arrestuar persona konkret përgjegjes për këto falsifikime”, deklaron Gjergji Nikolla në intervistën për A1 Report.

Nikolla thotë se gjatë këtij viti, policia ka kryer disa operacione në drejtim të falsifikimit të produkteve ushqimore dhe se ka pasur disa të arrestuar. 


(v.gj/shqiptarja.com)