Evenimenti, prezantohet Euro 2020
do të luhet në 13 qytete europiane
UEFA ngre siparin e Euro 2020 duke prezantuar logon zyrtare dhe programin e evenimentit unik, që do të luhet në 13 qytete të kontinentit, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në Wembley të Londrës. Ceremonia e prezantimit u mbajt pikërisht në kryeqytetin anglez.
UEFA ngre siparin e Euro 2020 duke prezantuar logon zyrtare dhe programin e evenimentit unik, që do të luhet në 13 qytete të kontinentit, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në Wembley të Londrës. Ceremonia e prezantimit u mbajt pikërisht në kryeqytetin anglez.
Qytetet e tjera ku do të luhen ndeshjet janë Amsterdami në Holandë, Roma në Itali, Baku në Azerbajxhan, Bilbao në Spanjë, Brukseli në Belgjikë, Budapesti në Hungari, Bukureshti në Rumani, Kopenhageni në Danimarkë, Dublini në Irlandë, Gllasgou në Mbretërinë e Bashkuar, Mynih në Gjermani dhe Shën Peterburg në Rusi.
Ideja inovative lidhet me rastin e 60-vjetorit të Kampionatit Europian. Organizimi në disa prej qyteteve më të rëndësishme të Europës ka si synim që të gjithë tifozët dhe shtetet në mbarë kontinentin të festojnë dhe të jenë në qendër të vëmendjes.
Gjatë prezantimit të Euro 2020, UEFA shpjegoi se boshti i logos është ura, një lidhje e thjeshtë dhe universale, që do të karakterizojë edhe secilin prej 13 qyteteve pritës së evenimentit.
Në Londër bashkimi do të simbolizohet nga Tower Bridge, simboli ikonë i kryeqytetit anglez, ndërsa 12 urat e qyteteve të tjera do të zbulohen me kalimin e javëve me organizimin e eventeve të posaçme.
I pranishëm në ceremoni ishte presidenti i ri i UEFA-s, Aleksander Ceferin, që e përshkroi Anglinë si “djepin mitik të futbollit” dhe u shpreh i lumtur që Kampionati Europian i vitit 2020 do të luhet në kaq shumë qytete dhe shtete.
d.b/shqiptraja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
11.5%
-
Dështim
84.5%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Palaço, je tharë komplet', Muça dhe Burimi debatojnë në '5 Pyetjet': Nuk merrem me një injorant
7 Tetor, 22:14
-
'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës
7 Tetor, 22:05
-
Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 2 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda shkojnë te Trauma, vizitojnë policët e plagosur (VIDEO)
7 Tetor, 22:02
-
Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të dobët, kaq të vogël, kaq provinciale, kaq të lodhur
7 Tetor, 21:57
-
'Protesta e sotme pa mesazh politik', Blendi Klosi: Kërkojnë të iki Rama, pranojnë humbjen para zgjedhjeve
7 Tetor, 21:54
-
Spahiu: Vetëm PD proteston kur zyrat janë mbyllur, puna ka mbaruar dhe askush s’ndodhet në institucione
7 Tetor, 21:47
-
Policia gjen dy çanta të mbushura me 15 Molotovë të paplasur në afërsi të Bashkisë së Tiranës
7 Tetor, 21:41
-
VIDEO/ U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD-së, gruaja lind foshnjën në makinë
7 Tetor, 21:30
-
Ekspertët e kriminalistikës tek Kryeministria, mbledhin provat pas shpërthimit të molotovëve
7 Tetor, 21:28
-
Pas rreth 3 orësh, mbyllet protesta e PD! Noka nga selia blu: Hapi i parë i mosbindjes civile, t’i hapet rrugë qeverisë teknike
7 Tetor, 21:27
-
Opozita me ‘skuadër guerrilse’ fëmijësh dhe të maskuar me kapuç, i hedh në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë (VIDEO)
7 Tetor, 21:20
-
FOTO/ Me fasoletë duke fshirë lotët, Flamur Noka 'në luftë' me gazin lotsjellës
7 Tetor, 21:16